Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti:S’mund të ketë paqe sa kohë Serbia fsheh varre masive të shqiptarëve

2020/10/11 at 8:51 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ka zgjedhje, Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet për sa kohë që Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve të vrarë dhe rrëmbyer.


Kjo deklaratë e Kurtit në Twitter erdhi si reagim ndaj  deklaratës së politikanit serb, Nenad Çanak dhënë së fundmi në lidhje me varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb në luftën e fundit në Kosovë.

Kurti shton se familjet në Kosovë janë duke i kërkuar ende më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë.

“Në një debat televiziv të Serbisë, Nenad Çanak thotë se kur ministri i Policisë, Dusko Mihajloviq thotë s’mund të fle “më duhet ta ndajë këtë me ju. Ne kemi gjetur 16 varre masive në Serbi”. Familjet në Kosovë po kërkojnë ende për më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë. Asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve që ata ekzekutuan dhe kidnapuan”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ish-kryetari i Parlamentit të Vojvodinës njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate, Nenad Çanak, në një debat televiziv ka folur për deklarimet e ministrit te atëhershëm të policisë lidhur me ekzistimin e 16 varrezave të mundshme, për të cilat ishte marrë vendim që të mos flitej publikisht.

“Ekziston një gjë tjetër, që ma bëri me dije se kemi telashe. Kishte qenë një mbledhje e Opozitës Demokratike. Më duket ti ke qenë aty Çedo, kur ministri i Policisë, Dushko Mihajlloviq, e tha këtë fjali “Nuk mund të fle. Më duhet ta ndaj këtë me juve. I kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi”. Pra, 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur kam parë se çfarë kemi gjetur aty – duhet ta ndaj këtë me ju – dhe të merremi vesh se çfarë duhet bërë me gjithë këtë. U paraqita për të folur, dhe i thashë se nuk e kuptoja pyetjen. Kjo ka qenë shpejt pas 5 tetorit, mbase janari a shkurti. “Çka të bëjmë me gjithë këtë”, i thashë, nuk po e kuptoj pyetjen. Nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish-regjimit, por që t’i zbulojmë. D.m.th. nesër konferencë për shtyp, t’i marrim me vete gazetarët prej një lokacioni në tjetrin që të bëhen xhirime e që më pas të vendosim se çfarë do të bëjmë. Atëherë, Zoran Gjingjiqi, i cili përherë është mbajtur i rezervuar se nuk kishte qejf ta impononte mendimin e tij, ani që ka pasur peshë të madhe. Tha: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. Atëherë e kuptova se e kishim një problem të brendshëm serioz”, u shpreh Çanak./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet
Kronikë

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet

18 Qershor, 2026 2:28 pm
“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…
Aktualitet

“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…

18 Qershor, 2026 2:21 pm
Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat
Bota

Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat

18 Qershor, 2026 2:16 pm
Rama për Reporterët pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se qeveria
Kryesore

Protesta, Rama: S’e kuptoj pse “flamingot” nuk duan të ndahen nga “sorrat e korbat”

18 Qershor, 2026 1:36 pm
Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin
Politikë

Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin

18 Qershor, 2026 1:33 pm
Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren
Kryesore

Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren

18 Qershor, 2026 12:59 pm
Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare
Kronikë

Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

18 Qershor, 2026 12:44 pm
Trump: Më pëlqen shumë Pallati i Versajës, është plotë me ar
Bota

Trump: Më pëlqen shumë Pallati i Versajës, është plotë me ar

18 Qershor, 2026 12:23 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi paraqitet në SPAK
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

18 Qershor, 2026 12:13 pm
Para
VIDEO/ Robin Krasniqi, i pari boksier shqiptar që shpallet kampion bote

VIDEO/ Robin Krasniqi, i pari boksier shqiptar që shpallet kampion bote

Mjeku i Tramp:Presidenti nuk rrezikon të transmetojë virusin tek të tjerët

Mjeku i Tramp:Presidenti nuk rrezikon të transmetojë virusin tek të tjerët

Tjetër vrasje në Shqipëri, 65-vjeçari qëllohet me thikë në Xhafzotaj

E bëri të dukej si aksident, 41-vjeçari merr hak për vrasjen e babait
















TE FUNDIT

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
18 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se amendamenti i shtuar dje në rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku i kërkohet shfuqizimi...

Lexo më shumë

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet
18 Qershor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në Elbasan, ku një autobus me nxënës ka humbur kontrollin dhe është...

Lexo më shumë

“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…

“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…
18 Qershor, 2026

Një ditë pas miratimit në Parlamentin Europian, Report Tv ka siguruar rezolutën për Shqipërinë në të cilën shprehen shqetësimet lidhur...

Lexo më shumë

Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat

Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat
18 Qershor, 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kritikoi ashpër aleatët e NATO-s lidhur me shpenzimet për mbrojtjen dhe qëndrimet ndaj luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}