Donald Trump është kthyer në skenë. Pas disa ditësh izolimi dhe trajtim mjekësor, presidenti është kthyer në publik. Ai është shfaqur në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë përpara të paktën 1 mijë personave (shumë prej tyre pa maska) të cilëve u është drejtuar me fjalët: “Jam mirë”.
Por presidenti nuk ka lënë pa sulmuar rivalin e tij politik, kur është shprehur: “Joe Biden ka tradhtuar zgjedhësit afro-amerikanë dhe ata hispanikë për më shumë se gjysmë shekulli”.
Ndërkohë, mbështetësit thirrën si përgjigje: “Edhe 4 vite, edhe 4 vite”.
“Nuk mund t’ja lejojmë vendit tonë që të bëhet një shtet socialist. Po ecim mirë me sondazhet. Dua t’ju falenderoj që jeni këtu dhe jam krenar për këtë vend”, tha presidenti.
Ndërkohë kori i mbështetësve iu përgjigj: “Ne të duam”./Opinion.al