OFL ka dërguar formularin për deklarimin e burimeve të pasurisë tek 5 individë të dënuar kryesisht për trafikim të lëndëve narkotike. Kërkesat me shkrim janë dërguar tek këta persona:
Aleksander Sinanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
Aldo Saka, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aurel Laçku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Halil Hoti , banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aleksander Lazri, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.