Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 3 persona nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 53 raste të reja.
Numri i viktimave në total në Kosovë ka shkuar në 630, ndërsa numri total i rasteve pozitive në është 15758, prej të cilave 1341 janë ende aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 56 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13787./ Opinion.al