Gjykata e Posaçme e Apelit la sot në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjeka e cila akuzohet së bashku me bashkëshortin e saj se ka marrë ryshfet 6 mijë euro.
LEXO EDHE: Gjykata la në fuqi masën, Margjeka: Po i dole shtetit mafioz kundër…
Në dyert e gjykatës, pas seancës, gjyqtarja ka shpërthyer ndaj gjykatës dhe qeverisë, duke thënë se çështja ndaj saj është e porositur. Ajo përmendi vendimin e saj për mos dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit por edhe çështje të tjera ku ishin në detyrim paraqitje 25 policë për tetë ton drogë.
“S’ka asnjë provë asnjë indice. Emri im nuk thuhet është përgatitje. Unë kërkova seancën publike. Ky shtet nuk bëhet më, guxon ti dalësh përballë shtetit harroje se guxon kush. Kush është goditur? Kush është futur në burg? Vetëm ata që i kanë dalë përballë shtetit. Mos më prek, m’keni fut fëminë në burg, mos më prek. Nuk ju heq kush nga puna, mos kini frikë more se nuk bëhet shteti me mostra. Mos më kap, ik andej. Kërkova mediat në proces nuk u lejuan, gjyqtarët janë të frikësuar kanë frikë vetingun. E kanë bërë gjyqin të fshehur me frikë, pse, sepse i dola përballë me një vendim të drejtë për njerëzit jo për politikën se po të ish politika do ishte këtu të më mbronte. E kam bërë për njerëzit, vendimi i gjykatës Durrës, më lër të flas mor, ca është mor fjala, në kohë të Enverit i kanë vrarë, nuk i dhashë mandatin bashkisë Durrës. Aty është një vend me mafie me banda me kriminalitet. Nuk e dhashë mandatin se isha e bindur, edhe sot ta kisha, le të varroset familja ime le të shfaroset, nuk e meritonin mandatin ish mashtrim. E bën me një kërkesë të PS. U bë paralel, neni 58 thotë pushohet çështja që bëhet mbrapa, pse nuk u pushu çështja pse e mori gjyqtar tjetër, duhet ta merrja unë. Është turp ku do e çoni këtë vend me këtë paturpësi. E kuptoni sa mafie sa krim ka? E kuptoni që kisha unë në dorë dosje të Gjirit të Lalzit? E kuptoni që kisha në dorë dosje 8 ton drogë që ishin në detyrim paraqitje 25 policë sepse drejtori i kufirit mbronte drogën? Turp të keni shtet mafioz kriminale.”, tha gjyqtarja. /Opinion.al