Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 141 raste të reja me koronavirus.
Komunat më të prekura janë Shkupi, Kumanova, Shtipi, Prilepi, Tetova dhe Struga.
Po ashtu, Instituti për Shëndetin Publik njoftoi se 1 pacient nuk e ka fituar betejën me pandeminë.
Fatmirësisht, 94 pacientë janë shëruar nga Covid-19./Opinion.al