Ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën për seancën parlamentare për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Sipas informacioneve, në këtë konferencë është vendosur që ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të kalojnë më 1 tetor.
Kujtojmë se deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshill Politik ende s’ka konsensus.
Deri më tani opozita parlamentare dhe mazhoranca kanë dorëzuar draftet e tyre, ndërsa Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri është shprehur disa herë se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor./ Opinion.al