Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e së dielës në zonën e Astirit. Sipas informacioneve paraparake mësohet se një person ka mbetur i plagosur, ndërkohë që dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i çastit.
I plagosuri është identifikuar si shtetasi Spartak Beqaraj 45 vjeç, ndërkohë që autori i ngjarjes raportohet të jetë komshi i tij.
Plagosja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa autori e ka qëlluar në këmbë 45-vjeçarin, që raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve të deritanishme, plagosja ka ndodhur në një lokal te zones dhe autori eshte shpallur ne kerkim./Opinion.al