Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, ku kishte mbërritur pasi kishte pirë fotoksinë.
Policia njofton se gruaja me inicialet F.Ç, banuese në Panaja të Vlorës, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
“Rreth orës 18:15, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia F. Ç., 62 vjeçe, banuese në Panaja, Vlorë, e cila më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rasti”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al