Një 66 vjeçar është arrestuar në Berat pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 16 vjeçari.
Sipas informacioneve, në pranga ka rënë Romeo Oço, banues në Berat. Denoncimi është bërë nga vet i mituri, i cili në prani të psikologëve dhe oficerëve të sektorit të krimeve, ka treguar se prej disa muajsh ai ishte ngacmuar seksualisht nga 66-vjeçari, që rezulton të jetë komshiu i tij.
I mituri është shprehur; “Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur,i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”.
16-vjeçari iu nënshtrua më pas edhe një vizite të specializuar mjekësore, nga e cila rezultoi se kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual.
Pas arrestimit, Romeo Oço ka deklaruar se, mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh, me pëlqimin e të dyve.