Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vijuar gjatë të shtunës një tjetër deklaratë lidhur me situatën e ngarkuar me Greqinë në Mesdheun Lindor.
Gjatë fjalimit në inaugurimin e një spitali, ai u shpeh: “Ata do ta kuptojnë shpejt se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake ta çmontojë hartën që po i imponohet. Nëse ata nuk kuptojnë politikisht do ta provojnë me dhimbje në fushën e betejës”.
Sipas agjencisë Anadolu, presidenti ka dashur të tregojë se Turqia është e përgatirur për çdo mundësi dhe rezultat.
Erdogan tha gjithashtu se Ankaraja e ka bërë të ditur në të gjitha platformat, intervistat dhe mesazhet se ata janë të gatshëm të ndajnë atë që është e drejtë.
Kujtojmë se një ditë më parë edhe përpjekja e NATO-s për dialog mes dy vendeve, mori refuzimin e Greqisë. /Opinion.al