Është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitale nga Covid 19, duke arritur në 180 persona, (178 ishin një ditë më parë).
Ministria e Shëndetësisë, cituar nga TV Klan, njofton se 17 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 6 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.
Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit, por që kanë rezultuar negative me anë të tamponit./ Opinion.al