Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e së hënës në qytetin e Patosit. Ngjarja është raportuar nga policia, që bën me dije se i riu me inicialet K.S është dërguar në spitalin e Fierit ku po merr ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pranë fushës së sportit, ndërsa ende janë të paqarta rrethanat dhe arsyet e saj.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Opinion.al