Në 24 orët e fundit është evidentuar një numër i lartë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia njofton se vetëm në një ditë janë konstatuar dhe dërguar në OASH, 8 drejtues mjetesh që bënin gara shpejtësie në rrugë.
Në akset “Elbasan-Peqin”, “Fier-Vlorë-Orikum”, “Fier-Tepelenë-Gjirokastër”, “Milot-Lezhë” dhe “Milot-Morinë” dhe aktualisht në “Fushë-Krujë-Milot”, janë evidentuar dhe ndëshkuar 896 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 97 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara duke ju pezulluar leja e drejtimit.
Janë arrestuar 8 drejtues mjetetsh, nga këta 4 për drejtim mjeti pa patentë dhe 4 për drejtim mjeti në gjëndje të dehur. Janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Sakaq, janë vendosur 2051 gjoba për shkelje që përfshijnë përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, parkime të gabuara./ Opinion.al