Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kritikat e vëzhguesit të ONM, KLP i del në mbrojtje SPAK-ut

2020/07/27 at 8:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kritikat e vëzhguesit të ONM, KLP i del në mbrojtje SPAK-ut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka cilësuar “të qortueshme” komentet që vëzhguesi ndërkombëtar i procesit të veting-ut, Theo Jacobs, bëri mbi cilësinë, sipas tij, jo të duhur të disa prej prokurorëve të SPAK.


LEXO EDHE – Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve, reagon Arben Kraja

Në qëndrimin zyrtar, KLP thekson se të gjithë prokurorët e SPAK kanë kaluar me sukses filtrat e vetingut dhe nënvizon se kontrolli i punës së tyre bëhet në mënyre të vazhdueshme.

Si një insitutcion ende i ri, KLP shprehet se SPAK ka nevojë për besimin e qytetarëve, ndësa sipas tyre komentet publike të Jacobs nuk i kanë cënuar imazhin e si të tilla “nuk mund të jemi indiferentë” ndaj tyre.

Ndër të tjera KLP, fton ata që kanë ankesa mbi punën e prokurorëve, që t’i adresojnë ato sipas mjeteve dhe procedurave “të përshtatshme për trajtimin e çdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integriteti i prokurorëve”

Qëndrimi i plotë i KLP-së:

Kujtojmë se sipas Kushtetutës, Këshilli ka për detyrë të garantojë, midis të tjerash, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të republikës, përfshi prokurorët e SPAK. Për më tepër Këshilli është organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës sa i takon performancës dhe disiplinës së prokurorëve të kësaj strukture. Në këto kushte ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj deklaratave publike që lidhen me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve të SPAK.

Ne jemi të vetëdijshëm së suksesi i SPAK varet, në radhë të parë, nga cilësia dhe integriteti i prokurorëve të saj. Me këtë bindje, në një përpjekje për të përzgjedhur prokurorët më të mirë, ne zhvilluam një proces tepër kërkues dhe transparent i cili zgjati plot 9 (nëntë) muaj. Në kuadër të atij procesi ne verifikuam në detaj profesionalizmin dhe integritetin e të gjithë kandidatëve. Kujtojmë se pavarësisht verifikimeve tona të thella, kushti mbi kushtet për të gjithë kandidatët ishte kalimi me sukses i sprovës se vetting – ut. Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, e kanë kaluar këtë sprovë. Natyrisht që integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK nuk verifikohet vetëm një herë. Eshtë detyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin e standardeve profesionale e etike të prokurorëve të SPAK. Në këtë kuadër të gjitha institucionet dhe publiku i gjerë janë të ftuar të ndihmojnë Këshillin në realizimin e kësaj detyre të rëndësishme.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se SPAK është institucion i ri i cili, mishëron aspiratën dhe mundësinë tonë më të mirë si shoqëri për arritjen e drejtësisë shoqërore përmes goditjes penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me gjasë dy plagët më të thella të vendit. Në këto kushte, suksesi i SPAK, do të përcaktohet edhe nga imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku. Pikërisht në funksion të garantimit të këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë në asnjë vend të botës, deklaratat publike (qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimin e çdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integriteti i prokurorëve. Çdo pretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar nga ligji dhe në intitucionet e parashikuara nga ligji. Në të kundërtën çdo diskutim është i destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cënon në mënyrë të padrejtë imazhin, edhe kështu të brishtë, të institucioneve të reja të drejtësisë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
Kryesore

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

1 Korrik, 2026 1:09 pm
Dhunohet analisti Ilir Demalia
Kronikë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

1 Korrik, 2026 1:06 pm
“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
Sport

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

1 Korrik, 2026 12:48 pm
Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar
Bota

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

1 Korrik, 2026 12:30 pm
Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani
Bota

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani

1 Korrik, 2026 11:41 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

1 Korrik, 2026 11:37 am
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe
Bota

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025

1 Korrik, 2026 11:35 am
Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

1 Korrik, 2026 11:06 am
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Kronikë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

1 Korrik, 2026 11:04 am
Para
Google lejon punonjësit të punojnë nga shtëpia deri verën e ardhshme

Google lejon punonjësit të punojnë nga shtëpia deri verën e ardhshme

Me një tollumbace sa një fushë futbolli do të studiohet formimi i yjeve

Me një tollumbace sa një fushë futbolli do të studiohet formimi i yjeve

COVID-19/ Spahia: QSUT, vatra më e madhe e infeksionit në vend

Spahia publikon denoncimin: Te "Shefqet Ndroqi" nuk ka tamponë
















TE FUNDIT

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
1 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se "raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor...

Lexo më shumë

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
1 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi rolin e të rinjve në mbi një muaj protestë në bulevardin Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

Dhunohet analisti Ilir Demalia
1 Korrik, 2026

Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar në afërsi të shtëpisë së tij nga dy persona. Nga fotoja, dëmtimet janë të dukshme...

Lexo më shumë

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
1 Korrik, 2026

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe është gati për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}