Protestat që përfshinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së George Floyd janë rindezur sërish.
Mbrëmjen e kaluar në Portland, Oregon, demonstruesit janë përplasur dhunshëm me efektivët që përdorën sërish gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën.
Ndërkohë pamjet e protestës së Portlandit frymëzuan në Siatëll, tubimin më të madh prej javësh.
Për shkak të përplasjeve midis turmës dhe autoriteteve, 21 oficerë policie u plagosën nga sulmet me gurë, tulla apo lëndë shpërthyese. Ndërsa policia arrestoi mbi 45 pjesëmarrës.
Mbrëmja përfundoi me tragjedi në Teksas, ku një prej protestuesve u vra me armë zjarri gjatë marshimit. Momenti u transmetua “live” në rrjete sociale, teksa dëgjohen disa gjuajte të njëpasnjëshme.
Vala e re e protestave lidhet me vendosjen e autoriteteve nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme, krijuar pas sulmeve të 11 Shtatorit. Këto trupa janë parë të armatosur rëndë dhe të paidentifikueshëm, duke arrestuar protestuesit./Opinion.al