Qeveria e Katalonjës në Spanjë ka njoftuar se të gjitha klubet e natës dhe baret që qëndrojnë hapur deri vonë do të mbyllen për dy javët e ardhshme për shkak të një rritjeje të infeksioneve me koronavirus.
Rreth një muaj pasi Spanja i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme, disa qytete përfshirë Barcelona, Zaragoza dhe kryeqyteti Madrid kanë parë një rritje të infeksioneve të reja.
Ministria spanjolle e shëndetësisë raportoi më shumë se 900 raste të reja të virusit të premten. Shqetësim i veçantë për situatën e krijuar është infektimi i të rinjve
Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë për në Katalonjë ndërsa Norvegjia ka thënë se do të fillojë të karantizojë njerëzit që vijnë nga Spanja./ Opinion.al