Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD akuza Manastirliut: Terrorizoi qytetarët,SPAK të nis hetimet për videon

2020/07/19 at 2:37 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD akuza Manastirliut: Terrorizoi qytetarët,SPAK të nis hetimet për videon

Ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi një video ku shfaqeshin pamjet e personave të infektuar me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Përmes kësaj videoje, ministrja u bëri apel qytetarëve që të zbatojnë protokollin anti-COVID si dhe të vendosin maskë në ambientet e mbyllura, e cila tashmë është e detyrueshme.

Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar Partia Demokratike. Ish-deputet Bardh Spahia e akuzon Manastirliun se ka publikuar një video të rreme dhe se përmes saj ka terrorizuar qytetarët.

Spahia shprehet në reagimin e tij në “Facebook” se për këtë arsye ministrja duhet të dorëhiqet, ndërsa i bën thirrje SPAK të nis hetimet për të vërtetësinë e videos.

Më tej, ish-deputeti shkruan; “Shikoni edhe një herë videon e qeverisë. Pamjet tregojnë se serumet jepen në shishe uji. Në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë.”

LEXO EDHE: Video/ Brenda Infektivit, vendi ku zhvillohet beteja me COVID-19

Reagimi

DORËHEQJA E OGERTA MANSTIRLIUT ËSHTË MË E PAKTA! SPAK TË NISË HETIMET PËR TERRORIZIMIN E QYTETARËVE ME VIDEO TË RREME

Ministrja e Shëndetësisë duhet te japë dorëheqjen! Ajo ka mashtruar qytetarët përmes pamjeve të rreme, duke i terrorizuar ata. Efekti nuk është aspak sensibilizimi i qytetarëve për të përdorur maskën dhe masat e tjera për distancim social dhe higjenë. Denoncimin e një qytetari tek JOQ ma kanë dërguar me dhjetëra të njohur, të revoltuar nga horrorri që Ministrja e Shëndetësisë përcjell me dashje. Qytetari ka njohur në video gjyshen e tij, të painfektuar nga COVID, që sot e ka në shtëpi, por që Ogerta Manastirliu e paraqet si të shtruar në spitalin COVID.

Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, sepse në vend të mesazheve bashkëpunuese, edukative për qytetarët, mbjell frikë dhe terror me regjinë e rreme makabre të Edi Ramës.

Qytetarë! Kujdesuni për veten!

Është e vetmja mënyrë që të mos përfundoni tek spitali Infektiv, ku kushtet e pacientëve me COVID 19 janë skandaloze, siç kemi parë me në pak foto dhe video klandestine, pasi të sëmurët trajtohen si të burgosur pa asnjë të drejtë kontakti me jashtë, vetëm për të mos treguar të vërtetën e dështimit të Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës me krizën COVID 19 dhe me shëndetësinë në këto 7 vjet.

Shikoni edhe një herë videon e qeverisë. Pamjet tregojnë se serumet jepen në shishe uji. Në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë.

Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjeherë hetimin penal për Ministren e Shëndetësisë, që shpërndau një video false për të terrorizuar qytetarët!

Në gati 108 vjet shtet, shqiptarët nuk kanë patur kurrë një qeveri kaq armiqësore ndaj tyre sa modeli që solli Edi Rama. Një qeveri që i vjedh, i varfëron, i mashtron dhe i terrorizon!/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor
Aktualitet

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor

23 Maj, 2025 4:34 pm
Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

23 Maj, 2025 4:17 pm
Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet
Aktualitet

Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet

23 Maj, 2025 4:11 pm
Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj
Bota

Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj

23 Maj, 2025 4:03 pm
GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri
Aktualitet

GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri

23 Maj, 2025 3:58 pm
“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar
Aktualitet

“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar

23 Maj, 2025 3:40 pm
Kallas vizitë surprizë në Mitrovicën e Veriut: Gjyqtarët serbë të kthehen në detyrë
Rajoni

Kallas vizitë surprizë në Mitrovicën e Veriut: Gjyqtarët serbë të kthehen në detyrë

23 Maj, 2025 3:12 pm
Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit
Aktualitet

Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit

23 Maj, 2025 2:53 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Aktualitet

Sa vota morën partitë?/KQZ miraton tabelat për qarqet Vlorë,Fier,Lezhë e Gjirokastër

23 Maj, 2025 2:44 pm
PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi
Aktualitet

Vota e diasporës/KQZ: Mbi 339 mijë veta krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete

23 Maj, 2025 2:30 pm
Para
Akuzohet për korrupsion, rinis gjyqi ndaj kryeministrit izraelit

Akuzohet për korrupsion, rinis gjyqi ndaj kryeministrit izraelit

Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

E përplasi makina, humb jetën 67-vjeçarja

Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, plagosen 4 persona

TE FUNDIT

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor
23 Maj, 2025

Një tjetër projekt i bukur do t’i shtohet kryeqytetit tonë. Bëhet fjalë për “Tirana Moons”, vepër e arkitektit Chris Precht,...

Lexo më shumë

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
23 Maj, 2025

Nesër më 24 Maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Mësohet se vepra që shkurton distancën drejt bregdetit...

Lexo më shumë

Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet

Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet
23 Maj, 2025

Të enjten në Bruksel u zhvillua Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, që miratoi hapjen e negociatave...

Lexo më shumë

Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj

Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj
23 Maj, 2025

Administrata Trump është paditur nga Universiteti i Harvardit, për vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com