Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas intervistimit në Hagë, Thaçi: Ky proces do të vulosë historinë e UÇK

2020/07/18 at 8:16 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas intervistimit në Hagë, Thaçi: Ky proces do të vulosë historinë e UÇK

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka folur pas kthimit të tij nga Haga, ku u mor në pyetje për katër ditë.

“Për shkaqe etike dhe të kufizimeve ligjore nuk mund të hyj në detaje konkrete të këtij ballafaqimi”, tha ai.

Por presidenti Thaçi ka ndarë tre gjëra me qytetarët rreth gjithë procesit.

“E para: siç e kam thënë edhe para se ta kapërceja pragun e gjykatës, historia e lavdishme e luftës çlirimtare dhe e shtetformimit të Kosovës së pavarur, demokratike dhe evropiane nuk mund të rishkruhet nga askush! Sot ju them me bindje se ky proces jo vetëm që nuk do ta rishkruajë këtë histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën e një populli të tërë në luftën për liri, por përkundrazi, nga ky proces, cilado qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja e tij, historia e lavdishme e rezistencës, mbijetesës dhe triumfit mbi një pushtues, që kërkoi të shfaroste popullin shqiptar të Kosovës nga faqja e dheut me fshesën e fashizmit etnik, do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush”, deklaroi Thaçi

Thaçi po ashtu deklaroi se ky proces bën pjesë në vazhdën e 21 viteve akuza dhe shpifje e fabrikimeve mbi UÇK-në.

“E dyta: ky proces i radhës është në vazhdën e 21 vjetëve të akuzave, shpifjeve e fabrikimeve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet”.

“Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së si një rol i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për lirinë e fituar për të gjitha gjeneratat që do ta gëzojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik. Këto përbuzje etnike, maltretimi i shqiptarëve qysh në barkun e nënës, sjelljet gjenocidale kundër popullit me të drejtë historike mbi këtë tokë, represioni i kulmuar me spastrim etnik deri në përmasat gjenocidale do të jetë një prej faqeve më të errëta të së shkuarës, që kurrë më nuk do të mund të rikthehet.

“Dhe e treta: unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në luftën dhe në rrugën e pavarësisë e të shtetformimit të Kosovës, ndjehem sot edhe më i bindur, edhe më i vendosur sesa përpara këtij ballafaqimi për vlerën e madhe që ka mundimi dhe sakrifica personale për ta çuar deri në fund zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare”.

“Një histori e mbushur me lëndime të shkaktuara nga akuzat kundër meje dhe kundër luftës sonë të përbashkët me SHBA-në, me NATO-n, me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet mike të tjera, për çlirimin e popullit të Kosovës nga diktatura fashiste e Sllobodan Millosheviqit dhe e shtetit të Serbisë”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
Bota

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

20 Maj, 2025 5:36 pm
Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Bota

Musk sulmon Bill Gates: Është një gënjeshtar i madh

20 Maj, 2025 5:31 pm
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
Kronikë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

20 Maj, 2025 5:27 pm
Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

20 Maj, 2025 5:20 pm
Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
Aktualitet

Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike

20 Maj, 2025 5:20 pm
Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier

20 Maj, 2025 5:09 pm
Britania pezulloi negociatat, Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin
Bota

Britania pezulloi negociatat, Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin

20 Maj, 2025 4:54 pm
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë
Bota

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë

20 Maj, 2025 4:51 pm
“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP
Aktualitet

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP

20 Maj, 2025 4:14 pm
72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”
Aktualitet

72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”

20 Maj, 2025 3:58 pm
Para
VIDEO/ Ekzekutimi i avokatit në Elbasan, autorit i mjaftojnë disa sekonda

VIDEO/ Ekzekutimi i avokatit në Elbasan, autorit i mjaftojnë disa sekonda

Rama reagon pas fjalimit të Thaçit duke cituar presidentin e Kosovës

Rama reagon pas fjalimit të Thaçit duke cituar presidentin e Kosovës

COVID/Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut regjistron 241 raste të reja me koronavirus

TE FUNDIT

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
20 Maj, 2025

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro iu përgjigj të hënën pasdite deklaratave të bëra nga Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello i...

Lexo më shumë

Musk sulmon Bill Gates: Është një gënjeshtar i madh

Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro mbajtjen e zgjedhjeve të reja
20 Maj, 2025

Elon Musk ka bërë deklarata nxitëse dhe sulme personale, duke denoncuar “dhunën masive” kundër kompanive të tij dhe vetes personalisht,...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
20 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e marrë nga Apeli për Kreshnik Farruku, alias Budlla. Vendimi i marrë nga trupa...

Lexo më shumë

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë
20 Maj, 2025

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar 100 sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës së saj kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com