Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali. Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Emergjencat Civile, gjatë 24 orëve në Itali kanë humbur jetën 13 persona 4 më pak se ditën e djeshme.
Aktualisht në vendin fqinj, në total numri i viktimave nga koronavirusi është 34.997. Numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orë është rritur krahasuar me një ditë më parë.
162 janë personat pozitiv me koronavirus, ndërkohë që dje ishin 114 raste të reja, duke e çuar në 243.506 numrin total të të infektuarve.
Në Lombardi, rajoni më i prekur nga virusi në Itali, janë regjistruar 63 raste të reja./ Opinion.al