Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet kushtetuese/ Bundestagu paralajmëron bllokimin e negociatave

2020/07/14 at 4:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet kushtetuese/ Bundestagu paralajmëron bllokimin e negociatave

Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul ka reaguar ashpër pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Komisionin e Ligjeve, lidhur me hapjen pjesërisht të listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.


Ai e ka konsideruar këtë prishje të marrëveshjes së arritur më 5 qershor dhe 14 janar. Sipas Wadephul, miratimi i Kodit të ri Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit është ajo çka kërkohet nga Bundestagu ndërsa një ndryshim i kushtetutës do të ishte shkelje e marrëveshjes.

Nëse këto ndryshime kalohen ai thotë se Bundestagu do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë që i hap rrugë nisjes së procesit të negociatave.

“Me marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëveshjet e tjera të bazuara mbi të, qeveria dhe opozita kanë hartuar një reformë të mirë zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore tani duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Atëherë do të përmbushej kërkesa e bërë nga BE dhe Bundestagu gjerman për të kryer një reformë zgjedhore në një proces gjithëpërfshirës midis qeverisë dhe opozitës – përfshirë opozitën ekstra-parlamentare.

Por tani po dëgjojmë për vendime në Parlament, për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve.

Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit.

Ndryshimi kushtetues për më tepër do të minonte tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonte atë”, deklaroi Wadephul.

“Në praktikë, -vijon ai- kjo do të thoshte, se Parlamenti shqiptar do të bënte të pavlefshme reformën zgjedhore të arritur me marrëveshjen e 5 qershorit”.

Ai thekson se “kjo do ta vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashimin Europian”.

“Për më tepër, një qasje e tillë do të ishte një shkelje e jashtëzakonshme e besimit ndaj BE-së, OSBE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e një reforme të mirë zgjedhore.

Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje.

Prandaj u bëj thirrje kolegëve në Parlamentin shqiptar: Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore. Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman. Prandaj: mos vini në pikëpyetje perspektivën e BE-së për vendin tuaj! Populli shqiptar nuk e meriton këtë!”, deklaron gjermani Wadephul. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Politikë

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

28 Shtator, 2025 11:56 am
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
Shëndeti i Putinit/ Nga dyshimet për kancer te sëmundja e Parkinsonit
Bota

Shëndeti i Putinit/ Nga dyshimet për kancer te sëmundja e Parkinsonit

28 Shtator, 2025 9:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Shtator, 2025 8:18 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

28 Shtator, 2025 8:16 am
“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Para
Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Shkodër/Plagoset me armë zjarri Drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij

Rritet bilanci i viktimave nga virusi në Kosovë

Kosova nuk do të raportojë sot shifrat e Covid, arsyeja

Dëme të rënda në tru dhe në rast simptomash të buta të COVID-19

Dëme të rënda në tru dhe në rast simptomash të buta të COVID-19
















TE FUNDIT

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
28 Shtator, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës për familjet shqiptare,...

Lexo më shumë

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
28 Shtator, 2025

Dyqind vjet pasi treni i parë i pasagjerëve hyri në shina, këto udhëtime ikonike hekurudhore ende frymëzojnë admirim dhe habi....

Lexo më shumë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Shtator, 2025

Një 48-vjear ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Policia njofton se ai shiste doza kokaine dhe gjatë kontrollit...

Lexo më shumë

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
28 Shtator, 2025

Në Ditën Botërore të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një video që përmbledh në disa minuta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com