Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të Turqisë për të kthyer në shami Kishën e Shën Sofisë.
Kryepeshkopi Tiranës dhe Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi vendimi i Turqisë për të kthyer në xhami muzeun e “Aya Sofias”, dikur kisha e Shën Sofisë, është një veprim tragjik, që të kthen pas në aspekte të errëta të historisë.
“Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”, shprehet ai.
Reagimi:
Ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.
Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore.
Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve./ Opinuion.al