Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Domje të Tiranës, kur treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidetuar një automjet. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 08:12, dhe mjeti i drejtuar nga shtetasja E.M, ka përfunduar në kanal.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al