Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohen pamjet brenda shtëpisë së horrorit në Kombinat

2020/07/06 at 10:26 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohen pamjet brenda shtëpisë së horrorit në Kombinat

Kjo është dhoma ku 30-vjeçarja Anisa Josifi ka qëndruar për 15 muaj e vdekur. Trupi i saj u mbajt nga nëna, Zhaneta dhe e motra, Blerta te cilat pretendonin se do ta ringjallnin sërish. Gjithë banesës i është bërë dezinfektimi.

Mësohet se pasi policia dhe zjarrfikësit pasi kanë hyrë në banesë, aty kanë gjetur vetëm një kavanoz mjaltë, nga i cili kishte ngelur një sasi e vogël. Në frigorifer apo dollapet e kuzhinës, nuk është gjetur asnjë lloj ushqimi, bukë apo fruta. Gratë rrinin pa ngrënë me ditë të tëra dhe nuk takonin askënd.

Televizioni Klan ka parë edhe fotot e trupave të nënë e bijë të cilat tregojnë se ato ishin kthyer në mumje. Policia ka marrë ndërkohë dëshminë e Blertës, të mbijetuarës nga tragjedia e Kombinatit. Ajo ka thënë se e motra, Anisa, qëndroi 52 ditë pa ngrënë.

“Kemi ndjekur Dëshmitarët e Jehovait kur isha 15 vjeç.  Më vonë kemi qenë në Kishën Ungjillore. Dy vitet e fundit u shkëputëm dhe besonim në ringjallje. Ritet Anisa i nisi në Janar të 2019-së dhe vdiq në 27 Mars të po atij viti. Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë, pastaj ra në gjumë të thellë, sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se kështu na mësonte Bibla. Një vit pasi motra ra në gjumë filluam sakrificën unë dhe mami. Kishim 40-45 ditë pa ngrënë. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa. Mami po lutej kur ra pa ndjenja në mes të dhomës. Unë vazhdova ritin derisa erdhi policia”.

Dosja ka mbërritur tashmë në Prokurori, ku ndaj Blerta Josifit është ngritur akuza e shkaktimit të vetëvrasjes. Dëshmia e Blerta Josifit do të verifikohet në një moment të dytë, pasi policia dyshon se ajo ka pësuar shok dhe do vërtetohet nëse është e aftë mendërisht.

Pjesë e hetimeve pritet të jenë edhe disa sekte fetare në Tiranë e Përmet. Për ngjarjen ka reaguar edhe Kisha Ungjillore në Shqipëri që thotë se të gjitha fetë në vendin tonë besojnë në ringjallje dhe se kjo kishë nuk predikon vetëflijimin./ Burimi: Tv Klan

Ju sugjerojmë

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Aktualitet

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

17 Shtator, 2025 5:21 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
Kryesore

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

17 Shtator, 2025 4:08 pm
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
Bota

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

17 Shtator, 2025 3:24 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
Bota

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

17 Shtator, 2025 2:12 pm
Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
Aktualitet

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

17 Shtator, 2025 1:49 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

17 Shtator, 2025 1:43 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Para
Votime në kushte COVID, partia e kryeministrit fiton zgjedhjet në Kroaci

Votime në kushte COVID, partia e kryeministrit fiton zgjedhjet në Kroaci

4 infermiere me COVID-19, mbyllet reparti i Gjinekologjisë në Elbasan

4 infermiere me COVID-19, mbyllet reparti i Gjinekologjisë në Elbasan

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 7 korrik 2020

TE FUNDIT

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
17 Shtator, 2025

Një valë tensionesh politike po përplaset me botën e sportit, teksa zyrtarë të lartë të qeverisë spanjolle kanë sugjeruar se...

Lexo më shumë

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
17 Shtator, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të...

Lexo më shumë

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
17 Shtator, 2025

Greg Louganis, legjenda amerikane e kërcimeve nga trampolina, ka marrë një vendim të papritur në moshën 65-vjeçare. Ai ka shitur...

Lexo më shumë

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
17 Shtator, 2025

“Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që me transformoi nga një skeptik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com