Mëngjesin e sotëm dhjetëra punonjëse kanë protestuar para Drejtorisë së Tatimeve në Durrës për mosmarrjen e pagës së luftës të premtuar nga qeveria në kuadër të ndihmës për shkak të situatës së krijuar nga kooronavirusi.
Punonjëset thanë se nuk do të lejojnë futjen e asnjë zyrtari brenda godinës së Drejtorisë së Tatimeve pa u zgjidhur më parë problemi i tyre.
Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës së tatim-taksave janë detyruar të hyjnë nga dera e pasme. Protesta po monitorohet nga policia. Punonjësit e fasonerive kanë protestuar edhe herë të tjera për mosmarrjen e pagës së luftës./ Opinion.al