Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja nga policia e George Floyd, vijojnë protestat e dhunshme në SHBA

2020/05/31 at 10:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja nga policia e George Floyd, vijojnë protestat e dhunshme në SHBA

SHBA po përballet me protesta të dhunshme në dhjetëra qytete për vrasjen nga policia të afrikano-amerikanit George Floyd.


Në protestë ka mbetur i vrarë një person si dhe janë plagosur disa të tjerë. Por, kjo gjë nuk i ka tre,bur qytetarët, të cilët dhe në orët e mbrëmjes kanë zhvilluar protesta të dhunshme.

Në 12 shtete janë dërguar trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në frenimin e dhunës dhe plaçkitjeve, trazirat vazhduan deri të shtunën vonë.

Associated Press njofton se afro 1.400 njerëz janë arrestuar në 17 qytete që nga e enjtja. Më shumë se një e treta e arrestimeve u bënë të premten në Los Angeles.

Një oficer policie në Atlanta u plagos pasi u godit nga dikush duke hipur në një fuoristradë. Polici “pësoi lëndime të konsiderueshme”, sipas Departamentit të Policisë në Atlanta. Personi që sulmoi pësoi lëndime të vogla dhe u arrestua, tha policia.

Pasdite vonë të shtunën, Presidenti Trump shprehu në Twitter mbështetjen për trupat e Gardës Kombëtare në Minesota dhe policinë e Nju Jorkut. Ai kritikoi kryetarin e bashkisë së Mineapolisit, duke thënë se trupat e Gardës duhej të ishin aktivizuar më shpejt. Disa minuta më vonë, presidenti përsëri komentoi në Tëitter për të shprehur vlerësimin për policinë e Nju Jorkut.

“Garda Kombëtare, – shkruan presidenti Trump, është mobilizuar në Mineapolis për të bërë punën që kreu demokrat i bashkisë nuk mundi ta bënte. Duhej të ishte përdorur dy ditë më parë dhe nuk do të kishte patur dëmtime. Stacioni i policisë nuk do të ishte shkatërruar. Punë e shkëlqyer nga Garda Kombëtare. Pa lojëra!”

Në Uashington, protestuesit u mblodhën përballë Shtëpisë së Bardhë dhe hidhnin thirrje në drejtim të trupave të policisë që rrinin në gatishmëri matanë një barriere prej hekuri. Ata thërrisnin “Pa drejtësi nuk ka paqe” dhe herë pas here hidhnin shishe me ujë dhe sende të tjera drejt policisë.

PROTESTAT SHNDËRROHEN NË DHUNË

Gjatë katër netëve të fundit, protestat fillimisht paqësore degjeneruan në plaçkitje, zjarrvënie dhe dhunë të llojeve të tjera në Mineapolis dhe Saint Paul të Minesotës si dhe në qytete të tjera kudo në Shtetet e Bashkuara.

“Jemi nën sulm,” tha guvernatori i Minesotës, Tim Walz, i cili premtoi se do të përdoret “forcë maksimale” për të rivendosur rendin.

Guvernatorët në të paktën 11 shtete të tjera – Xhorxhia, Kentaki, Ohajo, Uiskonsin, Kolorado, Juta, Uashington, Kaliforni, Tenesi, Mizuri dhe Teksas, aktivizuan gjithashtu trupat e Gardës Kombëtare për të ndihmuar në shuarjen e protestave që në shumë zona janë shndërruar në dhunë.

Disa kryetarë bashkish kanë shpallur ndalimqarkullime gjatë natës për shkak të dhunës në qytetet e tyre si, Los Anxheles, Siatëll, Portland, Atlanta, Denver, Kolumbia dhe Filadelfia.

Demonstruesit po protestojnë për vdekjen e George Floyd, i cili mund të shihet në një video i shtrirë në tokë me një oficer të bardhë që i ka vënë gjurin në qafë. Floyd, i cili duket në video i prangosur me duar pas shpine, mund të dëgjohet duke thënë: “Nuk po marr dot frymë”./ VOA



Ju sugjerojmë

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
Bota

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

1 Dhjetor, 2025 12:04 pm
Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten
Bota

Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten

1 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

1 Dhjetor, 2025 11:58 am
Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

1 Dhjetor, 2025 11:01 am
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

1 Dhjetor, 2025 10:30 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

1 Dhjetor, 2025 10:01 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Para
Reforma Zgjedhore, Rama: Këto janë dy pikat e panegociueshme

"Menaxhimi i krizës, dështimi më i madh i Ramës"

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur dibran

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur dibran

Drogë nga Vlora në Shkodër. “BMW” me kanabis shoqërohej nga 2 mjete

Drogë nga Vlora në Shkodër. “BMW” me kanabis shoqërohej nga 2 mjete
















TE FUNDIT

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
1 Dhjetor, 2025

“Uroj që kreu i ri i SPAK të mos jetë i kapur”. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike Sali...

Lexo më shumë

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
1 Dhjetor, 2025

Një grabitje si në filma është regjistruar në Reggio Calabria të Italisë. Një autoblindë që transportonte para u grabit brenda...

Lexo më shumë

Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten

Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten
1 Dhjetor, 2025

Donald Trump  ka paralajmëruar diktatorin venezuelian Nicolas Maduro të largohej së bashku me gruan e tij ose të përballet me...

Lexo më shumë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
1 Dhjetor, 2025

Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com