Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nxorri videon e nënës së 15-vjecarit,Veliu: Do e mbaj me nder detyrën time

2020/05/29 at 6:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliu i nxorri videon, reagon nëna e 15-vjeçarit që u dhunua nga policia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka reaguar pas publikimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë të videos së mamasë së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia.


Në këtë video Zaida Çobo shfaqej me pistoletë në dorë, ndërsa Veliu pa shpjeguar lidhjen e videos së mamasë me dhunën e ushtruar ndaj të miturit, tha se “ja nga cila familje vjen djali”.

Pas publikimit, Zaida Çobo, e cila deklaroi se video është xhiruar gjatë filmit “Dashuria nuk mjafton”, ndërsa paralajmëroi se do të bëjë padi në prokurori për prishje imazhi ndaj Veliut.

Ndërkohë, Veliu thotë në reagimin e tij se fjala e tij është nxjerr nga konteksti. Po ashtu, ai thekson se do e mbajë me nder postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Veliu shprehet kundër qytetarëve që janë kritik ndaj policisë, ndërsa thekson se puna e tij e deritanishme dhe Policinë e Shtetit kanë treguar rezultate pozitive.

Reagimi

Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.

Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.

Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krim” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.

Ndjesë nëse kam krijuar një  keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
Bota

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

29 Qershor, 2026 8:38 am
Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze
Bota

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze

29 Qershor, 2026 8:34 am
Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës
Bota

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës

29 Qershor, 2026 8:24 am
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
Para
Negociatat/ Ambasadorja e SHBA: Plotësimi i reformave do…

Reforma Zgjedhore, ambasadorja e SHBA: Askush nuk do të marrë gjithçka

BE thirrje politikës kosovare: Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

BE thirrje politikës kosovare: Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Zbardhet draft opinioni i “Venecias” për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Zbardhet draft opinioni i "Venecias" për emërimet në Gjykatën Kushtetuese
















TE FUNDIT

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani kanë rënë dakord të ndërpresin sulmet e tyre dhe të rifillojnë bisedimet në lidhje me mosmarrëveshjen e...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjenga kantieri në Parkun e Hyrjes së Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

Lexo më shumë

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze
29 Qershor, 2026

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një...

Lexo më shumë

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës
29 Qershor, 2026

Çmimet e naftës janë rritur sërish, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}