Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania dhe Franca nxisin dialogun Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE

2020/05/24 at 9:29 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania dhe Franca nxisin dialogun Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, bënë thirrje të shtunën për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, por tërhoqën vërejtjen se nuk mund të ketë një rrugë të shkurtër për një marrëveshje të shpejtë ndërmjet palëve.


Në një shkrim të përbashkët, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe ai gjerman, Heiko Maas, thanë se situata e pazgjidhur ndërmjet të dyja vendeve mbetet një faktor destabilizues për Ballkanin dhe sigurinë evropiane.

Në artikull theksohet se “qëllimi i bisedimeve është një marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës që zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe ndihmon qëndrueshmërinë rajonale”.

Dy ministrat e Jashtëm thonë se janë të vetëdijshëm për çështjet e shumta të hapura që duhet të zgjidhen para se të arrihet një marrëveshje, por theksuan se nuk ka një rrugë të shkurtër apo zgjidhje të shpejtë.

Ata thanë se mirëpresin bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë periudhës së koronavirusit ndërsa kërkuan zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve që nga viti 2011.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me Serbinë dhe për këtë po pret Bashkimin Evropian.

“Unë jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ai natyrisht se tash është duke përgatitur fillimin e dialogut, ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur dhe organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë kushtetuta ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës. Pra varet prej Brukselit kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, tha zoti Kurti.

Bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe. Tashmë këto tarifa janë hequr dhe zëvendësuar me masa të reciprocitetit nga ana e qeverisë së Kosovës por ende mbetet e paqartë se kur do të mund të rifillonin bisedimet, derisa Serbia është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 21 qershorit, ndërsa Kosova ndodhet në krizë politike dhe me qeveri në detyrë.

Java e ardhshme në Kosovë shihet si vendimtare për situatën politike pasi që gjykata Kushtetuese pritet të publikojë vendimin për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur deri më 29 maj masën e përkohshme me të cilën pezullohet zbatimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës dhe deri në atë ditë pritet të shpallë vendimin e saj për kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Thaçi.

Përgjatë debateve që pasuan vendimin e gjykatës për pezullimin e dekretit deri në vendimin përfundimtar, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë shkëmbyer polemika në distancë, ndonëse që të dy kanë theksuar se duhet lënë Gjykatën të punojë pa trysni.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së kornavirusit që nga 25 marsi kur u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Përgjatë debateve rreth rrëzimit të qeverisë, ringjallën edhe diskutimet se cila mund të jetë marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, hodhi dyshimet se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë një ujdi rreth shkëmbimit të territoreve dhe se një mundësi e tillë mund të jetë diskutuar edhe me zyrtarët amerikanë.

Kjo është hedhur poshtë në disa raste nga ambasadori Richard Grenell i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi. Ai ka theksuar se një gjë e tillë nuk është diskutuar kurrë në praninë e tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mohoi të jetë diskutuar për një gjë të tillë, por vuri theksin tek domosdoshmëria e pranisë amerikane në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi dhe sic tha ai, “dinamikën e shtuar të këtij angazhimi”.

Vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara emëruan zotin Mathew Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor e më pas ambasadorin Richard Grenell, të dërguar të posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Në fillim të këtij viti zoti Grenell, siguroi marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostrada, në një periudhë kur kishte filluar viti i dytë i pezullimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për shkak të tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe.

Duke u ndjerë i lënë anash, Bashkimi Evropian u vu në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces dhe së këndejmi ai emëroi diplomatik sllovak Miroslav Lajçak përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor sipas modelit amerikan./ VOA



Ju sugjerojmë

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
Rajoni

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme

26 Qershor, 2025 6:26 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

26 Qershor, 2025 6:12 pm
Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës
Sport

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

26 Qershor, 2025 6:08 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Analiza e REL: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

26 Qershor, 2025 6:06 pm
FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë
Bota

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë

26 Qershor, 2025 6:01 pm
Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit
Aktualitet

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit

26 Qershor, 2025 5:45 pm
Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…
Bota

Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…

26 Qershor, 2025 5:25 pm
Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!
Politikë

Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!

26 Qershor, 2025 5:17 pm
Çfarë po ndodh me letrën e Bërnabiç?
Rajoni

Bërnabiç paralajmëron arrestime në prag të protestës të shtunën në Beograd

26 Qershor, 2025 5:02 pm
Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre
Bota

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

26 Qershor, 2025 4:43 pm
Para
FOTO/ 25-vjeçari që u ekzekutua në Vlorë dyshohet se u nxorr në pritë

FOTO/ 25-vjeçari që u ekzekutua në Vlorë dyshohet se u nxorr në pritë

Me dëbimin e emigrantëve SHBA po eksporton koronavirusin

Me dëbimin e emigrantëve SHBA po eksporton koronavirusin

Nuk u bë as për pandeminë, talibanët shpallin armëpushim për Bajram

Nuk u bë as për pandeminë, talibanët shpallin armëpushim për Bajram
















TE FUNDIT

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
26 Qershor, 2025

Pasojat ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor nga konflikti në Lindjen e Mesme janë indirekte dhe të kufizuara, sipas të...

Lexo më shumë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
26 Qershor, 2025

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sulmoi ashpër atë që ai e...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës
26 Qershor, 2025

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re...

Lexo më shumë

Analiza e REL: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
26 Qershor, 2025

Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojnë atë që prej kohësh është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com