Aty ku deri në mëngjesin e sotëm ngrihej godina e teatrit, tashmë kanë mbetur vetëm inertet e tij. Gjithçka është shembur, pavarësisht kundërshtimit të aktivistëve dhe qytetarëve, për ta ndaluar këtë vendim.
Megjithatë, pas aktit të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit, të gjithë kundërshtarët e kësaj çështjeje nuk janë larguar nga zona, duke shënuar edhe konfrontime me policinë.
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë vendosur të mblidhen sërish nesër në orën 16:30 në zonën përpara Ministrisë së Brendshme. Me fjalët “qytetaria do ta mposhtë mafien”, Edmond Budina ka shënuar mbylljen e protestës së sotme.
Ndërsa Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlamentar të ish-deputetëve për të marr një vendim, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka vendosur të qëndrojë në shesh./Opinion.al