Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndjekja dhe burgosja e Maks Velos

2020/05/07 at 8:05 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndjekja dhe burgosja e Maks Velos

Nga Kastriot Dervishi


Sot u nda jeta inxhinier Maks Velo, ish i dënuar politik nga regjimi komunist. Në përkujtim të tij, një përmbledhje e shkurtër e jetës dhe persekutimit, nxjerrë nga dosjet formulare dhe hetimore-gjyqësore. Maks Velo u lind më 31.8.1935 në Paris. Arsimin 7-vjeçar dhe dy klasë të mesme i mbaroi në Korçë. Në vitin 1950 familja e tij vendoset në Tiranë. Më 1957 mbaroi Institutin Politeknik të Tiranës, dega inxhinieri ndërtimi. Fillon punë për pak kohë në Institutin e Shkencave. Pastaj  punon me hope në komunalen e Durrësit dhe ndërmarrjen e gjelbërimit në Tiranë. Më pas inxhinier ndërtimi në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Tiranë për të përfunduar inxhinier në arkitekt në kooperativën e bashkuar Ndroq (qarkulluar si “lidhje” e Fadil Paçramit) për punimet e ujësjellësit të atyshëm. Në vitin 1973 kishte qenë i ndjekur nga Sigurimi, por dosja ishte mbyllur dhe asgjësuar, pasi nuk ishin provuar të dhënat. Maksi ushtronte pikturën në kohën e lirë të tij.

-Më 3.2.1975 punëtori operativ Ropi Postoli, me miratim të shefit të Seksionit të 5-të në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, Ilo Noti, vendosi marrjen në përpunim paraprak të Maks Velos, sepse ishte i “apasionuar pas artit borgjezo-revizionist-abstraksionit e surrealist”, “i dhënë pas modës”, etj. Nga të dhënat e agjentit “Energjiku” dilte se ishte shprehur për zëvendësimin e udhëheqjes së vendit. Në mars 1975, ai suvejohet, duke u shënuar objekti “Stilografi”.

-Më 4.8.1975 ngrihet në përpunim aktiv 2A, sërish me firmat e dy operativëve të sipërthënë dhe me miratimin e zëvendësdrejtorit Kadri Gojashi. Në drejtim të Maksit u drejtua bashkëpunëtori “Plani”, i cili vinte nga radhët e piktorëve. Në fillim të vitit 1976 hyn në lidhje bashkëpunëtori “Semani”, i cili sjell raporte mbi bisedat me Maksin, i cili vazhdonte të punonte në Ndroq. Operativi Ropi Postoli, me miratimin e zëvendësdrejtorit të Punëve të Brendshme të Tiranës, Filat Milaj, përgatit një vijë sjelljeje për “Semanin”, me qëllime provokimi.

-Më 10.7.1976 me propozim të operativit Ropi Postoli dhe miratim të drejtorit Nusret Dautaj, vendoset demaskimi i Maks Velos. Thuhej se ai implikohej nga i dënuari Edison Gjergo dhe gjatë procesit të rekrutimit të agjentit “Energjiku”, etj. Demaskimi do të bëhej nëpërmjet Komitetit të PPSH-së së Rajonit nr.4 Tiranë para kolektivit të kooperativës së Ndroqit. Ky demaskim u realizua dy ditë më pas. Në përfundim, kooperativistët vendosën që Velo të mos punonte më inxhinier, por të shkonte punëtor në sektorin e Pezës të kooperativës së bashkuar të Ndroqit. Pas kësaj u vendos të ulej në kategorinë 2B e të kihej në vëmendje nga operativi Aleksandër Thana, për t’i kaluar më pas Besnik Shehut. Një vit më pas, përpunimi rifillon nga operativi Piro Katro dhe agjentin “Semani”.

-Më 23.7.1977 me propozim të operativit Besnik Shehu, shefit të Seksionit të 5-të Piro Katro dhe me miratim të drejtorit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, Nusret Dautaj u miratua plani i masave për ndjekjeje në 2A.

Maks Velo u arrestua më 14.10.1978. Gjashtë ditë më vonë, DPB Tiranë përpiloi planin hetimor-agjenturial operativ për të. Hetimi synonte zhvillimin e një hetuesie intensive për t’i kërkuar se kur kishte filluar të pikturonte në kundërshtim me normat e realizmit socialist, si dhe me sa persona kish zhvilluar agjitacion e propagandë.

Me vendimin nr.141, datë 17.4.1979 Gjykata e Rrethit Tiranë, e deklaroi fajtor në bazë të nenit 55 të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim dhe me konfiskimin e pikturave, punimeve në dru e metal, si dhe revistat e huaja. U la në fuqi me vendimin nr.139, datë 10.5.1979 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Midis të tjerash, në vendim thuhej: “U vërtetua se i pandehuri Maks Velo, nën ndikimin e rrymave të huaja reaksionare në art si ekspresionizmi, posekspresionizmi, formalizmi, kubizmi, frojdizmi, etj, rryma këto të përfaqësuara nga Gogen, Modilian, Brek, Pikaso, Frojdi, etj, ka bërë punime në pikturë, vizatime, bakër, etj, të cilat përshkrohen tërësisht nga këto rryma, duke iu kundërvënë kështu metodës së realizmit socialist.

Punimet e bëra nga i pandehuri…janë të shkëputura nga jeta, nga problemet që e preokupojnë vendin tonë, nga heroizmi e fryma luftarake, optimizmi dhe vrulli revolucionar i masave tona punonjëse për ndërtimin e socializmit në vendin tonë, në kundërshtim me ideologjinë marksiste-leniniste e mësimet e partisë dhe të shokut Enver, në kundërshtim me metodën tonë të artit të realizmit socialist, me karakterin kombëtar dhe frymën popullore, me partishmërinë proletare dhe karakterin klasor si tipar themelor i artit tonë revolucionar”.

Maks Velo u lirua nga Reparti nr.303 Spaç më 13.1.1986. Ai u ndoq nga Sigurimi edhe pas daljes nga burgu.



Ju sugjerojmë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Para
Çmimet e biletave të avionëve mund të rriten me 50 %

Çmimet e biletave të avionëve mund të rriten me 50 %

Franca e shoqëron lehtësimin e masave me testim masiv, 100 mijë në ditë

Franca e shoqëron lehtësimin e masave me testim masiv, 100 mijë në ditë

Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion
















TE FUNDIT

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com