Më shumë se 3 miliardë njerëz do të jetojnë në hapësira me temperatura “gati të papërballueshme” dhe në nxehtësi ekstreme deri në vitin 2070.
Ky fakti është pohuar në një studim të ri, kryer nga disa hulumtues nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, mes tyre dhe Marten Scheffer, studiues i Wageningen University në Holandë, dhe Tim Kohler nga Universiteti i Uashingtonit.
ku theksohet se në rast se nuk bien nivelet e gazrave serrë, një numër i madh i njerëzve do të përballen me temperatura më të nxehta se 29 gradë Celsius.
Hulumtuesit kanë përdorur të dhëna nga parashikimet për popullsi të Kombeve të Bashkuara dhe një skenar të rritjes së temperaturave për 3 gradë Celsius, bazuar në rritjen e pritshme globale të temperaturave.
Në raportin e Kombeve të Bashkuara është gjetur se edhe nëse shtetet zbatojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, bota do të përballet me rritje të temperaturave.
Sipas studimit, pjesa më e madhe e popullsisë është duke u zhvendosur në vendet me temperaturë mesatare prej 11-15 gradë Celsius, duke iu ikur zonave me temperaturë mesatare prej 20-25 gradë Celsius.
Pjesët më të prekura nga këto temperatura pritet të jenë Australia, India, Afrika, Amerika Jugore dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme./Opinion.al