Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

L’Aurore (1953)/ Shqipëria, objektivi numër 1 i Eisenhower-it në Europë

2020/05/01 at 10:39 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
L’Aurore (1953)/ Shqipëria, objektivi numër 1 i Eisenhower-it në Europë

Nga Aurenc Bebja, Francë


“L’Aurore” ka botuar, të shtunën e 14 shkurtit 1953, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me strategjinë amerikane për të parandaluar përhapjen e influencës së Bashkimit Sovjetik në Europë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria, objektivi n°1 i Eisenhower-it në Evropë

(Nga korrespondenti ynë i veçantë Edward Depury)

 Uashington, 13 shkurt. – Pasi ka filluar të luajë një rol aktiv në Lindjen e Largët, qeveria amerikane nuk do të vonojë, gjithashtu, të kërkojë për të siguruar në Evropë avantazhin e iniciativës ndaj Bashkimit Sovjetik. Eisenhower-i nuk dëshiron ta kufizojë veten duke pritur në mënyrë pasive sulmet e diplomacisë, madje dhe të strategjisë sovjetike.

 Përreth perandorisë së gjerë komuniste, amerikanët do të përpiqen të ushtrojnë presione lokale, në mënyrë që të parandalojnë Bashkimin Sovjetik që të praktikojë një politikë agresive. Sa për vendin ku do të ushtrohet ky presion në Evropë, në radhë të parë, disa vëzhgues besojnë se Shqipëria është zgjedhja e liderëve amerikanë.

 Për Departamentin e Shtetit dhe Pentagonin, ratifikimi i traktatit evropian të mbrojtjes dhe arritja e aleancës ballkanike midis Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë janë faza paraprake, të gjitha që priten më shumë me padurim sepse duhet të shërbejnë për të konsoliduar frontin evropian, nga i cili do të vinte presioni parandalues.

 Greqia, Jugosllavia dhe Turqia pritet të publikojnë në të njëjtën kohë, ose pas pak, një deklaratë solemne që garanton integritetin territorial të Shqipërisë … tashmë e lirë.

 Qëllimi i një deklarate të tillë do të shërbente për t’i  treguar popullit shqiptar se as Jugosllavia dhe as Greqia nuk aspirojnë të përfitojnë nga një trazirë e mundshme politike për të kënaqur prirjet e tyre për aneksim.

 Pjesëmarrja e Turqisë në një garanci të tillë do të siguronte shqiptarët, sepse ky popull, kryesisht mysliman, është mësuar ta konsiderojë Turqinë si aleaten e tij natyrore.

 Do t’i kërkohet Italisë që t’i bashkohet kësaj garancie, në mënyrë që të largohet çdo frikë nga kthimi i imperializmit italian në Ballkan (Një deklaratë e tillë madje do të siguronte dhe vetë Jugosllavinë).

 Operacionet guerile

 Vëzhguesit mendojnë se deklaratat diplomatike do të krijojnë në Shqipëri një klimë të favorshme për të inkurajuar grupet klandestine të rezistencës.

 Aksioni i partizanëve dhe operacionet guerile do të favorizoheshin gjithashtu nga natyra e terrenit, duke parandaluar kështu një kontroll efektiv të policisë.

 Ne e dimë se që nga prishja e Titos me Kominformin, Shqipëria përbën një ishull të stalinizmit, i shkëputur nga masa e madhe territoriale e bllokut komunist. Vëzhguesit konsiderojnë se nuk do të jetë e pamundur të rrëzohet regjimi i Tiranës, i dobësuar nga përçarjet dhe spastrimet. (AURORE-U.P)

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/l-aurore-1953-shqiperia-vend-strategjik-sipas-presidentit-amerikan-eisenhower-per-te-parandaluar-politiken-agresive-te-bashkimit-sovjetik-ne-europe/.



Ju sugjerojmë

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
Bota

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

11 Korrik, 2026 9:19 am
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

11 Korrik, 2026 9:10 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Korrik, 2026 8:32 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Para
Emrat+ fotot/ Kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar në Durrës

Zbardhet vrasja e vëllezërve në Durrës, arrestohen dy autorë

Infermierja shqiptare që shkoi në Itali: E di ç’po ndodh, por nuk trembem

Sa njerëz në botë e kanë mposhtur koronavirusin?

“Koronavirusi po shfrytëzohet për shkeljen e të të drejtave të njeriut”

"Ndërkombëtarët u ndanë në momentet kyçe të luftës ndaj Covid-19"
















TE FUNDIT

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune në rrjetet sociale një shkrim në të cilin thuhet se...

Lexo më shumë

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
11 Korrik, 2026

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të vazhdonin bisedimet pavarësisht përshkallëzimit të armiqësive këtë javë,...

Lexo më shumë

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
11 Korrik, 2026

Edhe në muajin korrik është ende e mundur të gjenden dhe të rezervohen fluturime me çmime nën 30 euro. Nga...

Lexo më shumë

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
11 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve kanë marrë përparësi pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}