Situata e krijuar nga koronavirusi në Itali po shkon drejt përmirësimit. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 323 persona dhe janë regjistruar 2,086 raste të reja. Këto shifra janë të ulëta në krahasim me bilancin e javës së shkuar.
Numri total i viktimave sot ka arritur në 27,682 e numri i të infektuarve në 203,591. Persona aktual pozitiv me koronavirus janë 104,647, duke regjistruar një ulje me 548 raste më pak së një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 2,311 pacientë të shëruar më shumë e numri total ka arritur sot më 71,252.
Në ditën e sotme autoritetet italiane regjistrojnë 68 pacientë më pak në repartet e terapisë intesive e 513 pacientë më pak të shtruar në struktura spitalore. Italia ka kryer deri më sot 1,910,761 tampone ndaj 1,313,460 personave./ Opinion.al