Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sarandë/ E mitura e regjistroi, babai pranon abuzimin seksual ndaj vajzës

2020/04/28 at 9:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sarandë/ E mitura e regjistroi, babai pranon abuzimin seksual ndaj vajzës

Detaje të reja janë zbuluar nga  denoncimi i abuzimit seksual i  minorenes nga  Saranda. Vet vajza  ka regjistruar ballafaqimin me babain e saj, ku e akuzon se ai e ka rrahur dhe i ka sjellë shokët tij në shtëpi.


Në këto audio regjistrime babai rrugës për në polici, i premton vajzës se nuk do të sjellë më në shtëpi as shokët e tij dhe as Bajram Tushën. Një natë para se vajza të pyetej nga psikologu presioni i prindërve, policisë dhe Bajos ndaj saj, ishte shumë i madh.

Vajza ka regjistruar babain kur e rreh pasi ajo i kërkon të nxjerrë nga shtëpia Bajon. Bajo, siç e thërrasin ata Bajram Tushën, qëndron në shtëpinë e tyre deri në orët e para të mëngjesit. Në momentin kur vjen  policia, inspektori i zonës Bujar Nikolla  i kërkon të largohet madje dëgjohet t’i thotë se ai duhet të ikë pasi nuk lejohet që të ketë armë. Armë me të cilën Bajram Tusha dëgjohet që të qëllojë para se të vinte policia.

Policia u njoftua nga babai i vajzës pasi ai dyshonte se  djali Denito Ruçi, i dashuri i vajzës  ishte shumë afër më shtëpinë dhe mund  të rrëmbente vajzën. Gjatë kohës që Tusha qëllon me armë, dëgjohet se babai e inkurajon atë, madje i thotë që ta qëllojë  “qenin” duke ofenduar me fjalë banale.

Pasi policia vjen në banesë,  prindërit e mbyllin vajzën brenda shtëpisë dhe nuk e lejojnë atë që t’i takojë ata vetëm. Vajza i përgjërohet policëve që ta dëgjojnë, por ata i thonë se nëse nuk pushon do ta dërgojnë në spital dhe se djalin do ta fusin në burg. Vajza ndihet shumë e frikësuar dhe gjatë gjithë kohës dëgjohet të bërtas dhe të kërkojë ndihmë. Njëri nga policët i kërkon asaj të dalë në dritare. Kur polici afrohet, vajza i flet me një zë shumë të ulët, pas kësaj dëgjohet nëna e cila i ulëret duke thënë “Mos e beso, mos e beso sepse të gënjen”.

Në këto audio, kuptohet se vajza është nën presionin e vazhdueshëm të prindërve të cilët duan me çdo kusht ta largojnë nga djali. Më i “devotshëm” duket të jetë Bajram Tusha i cili edhe pasi vjen policia nuk pranon të ikë në shtëpinë e tij, pasi sipas tij duhet të ruaj vajzën.

Kur vajza ballafaqohet me të atin.  Babai i lutet vajzës te heq dorë dhe i premton se nuk do të sjellë asnjë nga shokët e tij në shtëpi. Sidomos Bajon “Bajon s’ta sjell” i thotë ai. Gjatë kësaj kohe në bisedë futet edhe e ëma e cila pranon që babai e ka rrahur vajzën. Në një moment ai i rrëmben vajzës telefonin pasi sipas saj dyshoi se ajo ishte duke regjistruar. Vajza dëgjohet të ulërasë, të kërkoj ndihmë dhe e quan atë “pedofil i dreqit”

Situata në këtë familje duket të qetësohet vetëm në orët e para të mëngjesit, kur policia i thotë vajzës që nëse ajo nuk rri urtë, atëherë atë do ta çojnë në spital dhe sipas tyre me këtë sjellje ajo do të marrë në qafë edhe djalin, të dashurin, i cili do të përfundojë në burg.

Hetimi i prokurorisë

Pas marrjes së deklaratës së djalit, dhe pyetjes së vajzës nga psikologu, që në orët e para të hetimit prokuroria nxorri urdhër arresti për Bajram Tushën. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me vajzën, por kjo nuk ka qenë kundër dëshirës së saj. Nën hetim nga prokuroria vazhdojnë të jenë edhe tre persona të tjerë, ndër ta dyshohet të jetë edhe babai i minorenes.

Pas këtyre ngjarjeve, brenda pak orësh Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkëpunim me prokurorinë nxorrën një urdhër mbrojtje për vajzën. Pas përfundimit të proçedurave ajo u dërgua menjëherë në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ku edhe ndodhet aktualisht.

Gjykata e Rrethit Sarandë ka vlerësuar si të vlefshëm arrestin e Bajram Tushës, masa e arrestit me burg është lënë në fuqi.  Por pavarësisht këtyre fakteve prindërit e minorenës kanë bërë disa deklarata në media, ku akuzojnë për Denito Ruçin si manipulator dhe përdhunues të vajzës së tyre. Ata kanë kërkuar lirimin e Bajram Tushës, si i pafajshëm,  edhe pse ky i fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar të ketë kryer marrdhënie me minorenen./ Burimi: Top Channel



Ju sugjerojmë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Paralajmëron Trump: SHBA do godasë “shumë fort” Iranin sonte

11 Qershor, 2026 2:55 pm
Serbi u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA, BE paralajmëron rrezik sigurie
Bota

Serbi u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA, BE paralajmëron rrezik sigurie

11 Qershor, 2026 2:50 pm
Para
Plagosja në Shkodër, kapet autori i dyshuar

EMRI/ Pistoletë me silenciator, kush është autori i plagosjes në Shkodër

FOTO/ Ngjarja që tronditi Rrëshenin, kush janë viktimat vëlla e motër

Qëllohet me armë punonjësi i burgut të Peqinit

Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion
















TE FUNDIT

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
11 Qershor, 2026

Jose Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur...

Lexo më shumë

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
11 Qershor, 2026

Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, pas, siç tha...

Lexo më shumë

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
11 Qershor, 2026

Departamenti Amerikan i Shtetit ka komentuar për mediat shqiptare heqjen e “non gratës” për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}