Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19

2020/04/24 at 4:03 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19

Nga Auron Dodi – Për paketën e parë për ndihmë të menjëhershme, 540 miliardë euro, në dispozicion që në qershor, qe rënë dakord para disa ditësh. Dje ajo u aprovua në samitin virtual të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE. Debati kryesor në BE tani është për programin konjukturor, për paketën e dytë, të rindërtimit.


Prej saj do të përfitonin kryesisht shtetet e goditura më rëndë nga Covid-19 dhe që nuk kanë burime vetjake të mjaftueshme, si p.sh. shtetet e jugut: Italia, Spanja (ndoshta edhe Franca).

Ende nuk është përcaktuar vëllimi përfundimtar i kësaj pakete. Por mosmarrëveshje të thella ka për faktin nëse paketa do të japë kredi apo edhe grante, pra para që marrësit nuk do t’i kthejnë më.

Për vëllimin e ndihmës (e cila do të lidhet me madhësinë e buxhetit të ri të BE) Komisioni Evropian ka përfytyrimet e tij. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha dje se “nuk flasim për miliarda, por më tepër për një bilion” euro.

Me kërkesën e shteteve anëtare, Komisioni Evropian do të analizojë tani cilët sektorë ekonomikë janë goditur më fort nga kriza e Coronas dhe do të paraqesë një propozim: në datën 6 maj, ose më e vonta në javën e dytë apo të tretë të majit.

Sensacioni në samitin e djeshëm virtual të BE ishte gjithsesi pranimi i mundësisë së dhënies së granteve nga BE. Ursula von der Leyen foli dje për herë të parë se shtetet nevojtare do të marrin edhe grante. “Duhet gjetur një balancë midis granteve dhe kredive”, tha von der Leyen.

Fakti që von der Leyen e bëri një deklaratë të tillë tregon se pas perdeve shtetet më të pasura të BE kanë rënë në parim dakord për këtë ofertë.

Dhe që këmbëngulja e shteteve jugore, që edhe ato të fitojnë mundësinë t’i përgjigjen „në mënyrë simetrike” goditjes simetrike ndaj BE prej virusit Covid-19, ka shënuar një sukses. Por megjithë përparimin e bërë, kjo do të kërkojë negociata të reja në BE.

Shkaku për rezervat për grante është nga njëra anë parimor: me grantet institucionalizohet transferta e pasurisë drejt jugut të Evropës, ankohen shtetet veriore. Nga ana tjetër, mënyra e financimit të fondit të rindërtimit të BE e bën edhe më të vështirë argumentimin e subvencioneve për disa shtete.

Kufizimi i përgjegjësisë me instrumentin e ri të BE

Negociatat pas dyerve të mbyllura këto ditë kanë arritur një konsensus: paketa e rindërtimit do të financohet me borxhe të reja, të cilat do t’i marrë në tregje Komisioni Evropian, në emër të BE. Paratë nga borxhet do të derdhen pastaj në buxhetin e ri, shumë më të gjerë se të mëparshmit të BE, për vitet 2021-2027. Dhe ky buxhet do t’u japë para shteteve nevojtare për investime publike.

Kjo është rruga më e shpejtë ligjore, e lejuar nga marrëveshjet në fuqi të Bashkimit Evropian. Modeli i ri i bondeve të BE bazohet në instrumentin e solidaritetit të marrëveshjeve të BE, neni 122, paragrafi i dytë. Këtë e theksoi në fillim të kësaj jave kancelarja gjermane Merkel, në një konferencë për mediat.

Me këtë instrument të ri, përgjegjësinë për paratë që do të marrin shtetet nevojtare për rindërtimin, pra për kreditë apo grantet nga BE, do ta mbajnë shtetet anëtare, por në përputhje me pjesën e tyre në prodhimin ekonomik të BE. Sipas gazetës gjermane Handelsblatt, për Gjermaninë kjo pjesë është 26,9 përqind, për Francën 20,2 përqind.

Është një formë eurobondesh, por nuk quhet zyrtarisht e tillë, pasi përkufizimi i termit eurobond solli shumë debate. Në këtë kuadër Gjermanisë do t’i duhet t’i rrisë “përkohësisht” kontributet në buxhetin e BE, tha dje (23.04.) kancelarja Angela Merkel para Bundestagut Gjerman.

Me instrumentin e ri, dallimi nga Corona-bondet ose Eurobondet e zakonshme qëndron në faktin se me këtë formë të re, çdo shtet nuk do të përgjigjet për gjithë shumën e borxhit të marrë te kapitali i krijuar me borxhet. Kurse me eurobonde të zakonshme, kur një shtet nuk do ta paguante dot borxhin (siç druhen shtetet veriore për shtetet jugore), boshllëkun duhet ta kompensonin gjithë të tjerët.

Italia më e kënaqur se më parë

Italia u detyrua të heqë dorë nga kërkesa për Corona-Bonde, pasi mbeti e vetme. Megjithë favorizimin për eurobonde të zakonshme (që do të kërkonin megjithatë ndryshimin e marrëveshjeve të BE) edhe Spanja e Franca thanë se e mbështesin modelin e ri të huave.

Që në samitin e së enjtes (23.04.) u shqiptua mundësia e dhënies së granteve duhet të ketë kënaqur kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.

Aq më tepër kur Italia, Spanja e disa shtete të tjera kanë edhe një arsye tjetër për të qenë të kënaqura. Banka Qendrore Evropiane deklaroi të mërkurën se do t’u blejë shteteve anëtare, bonde, letra me vlerë me rrezik të lartë.

Kjo bëhet që besueshmëria e këtyre shtete të mos degradohet në treg nga agjencitë e vlerësimit të riskut, për shkak të krizës së Covid-19. Ky është hapi i parë i këtij lloji nga Banka Qendrore Evropiane, të cilin vëzhguesit e shikojnë si shkelje të parimeve të deritashme të BE.

Por diskutimi për raportin grante-kredi në fondin e rindërtimit, si dhe për faktin e dhënies së granteve mbetet i hapur.

Franca, Italia dhe Spanja favorizojnë grantet

Italia dhe Franca janë qartësisht që huatë që do të marrin shtetet nevojtare nga ky fond i BE të jenë grante, pra paratë të mos kthehen. Këtë e kërkoi prerazi këtë javë ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire.

Ç’kuptim ka që të thellohet edhe më tej borxhi kombëtar i shteteve në nevojë me kredi të reja, kur shtetet e jugut janë të zhytyra edhe tani në borxhe, pyesin në Paris. Në një intervistë dhënë gazetës Financial Times, Presidenti i Francës Emmanuel Macron tërhoqi vëmendjen se disa shtete anëtare nuk i ndihmojnë dot me garanci të gjera (si shtetet veriore) ndërmarrjet vendase, pasi nuk kanë rezerva të mjaftueshme kapitali. Edhe pa Covid-19, borxhi i Italisë është rreth 130 përqind e prodhimit ekonomik (madje edhe borxhi i Francës pritet të arrijë 115 përqind të prodhimit ekonomik).

Nga ana tjetër: është e vështirë që disa shteteve më të varfra se Italia të BE, si p.sh. Rumanisë apo Bullgarisë t’u shpjegosh që duhet të marrin përmes BE borxhe (të cilat kanë kosto për ta) për t’ia falur paratë pastaj, me grante, Italisë, Spanjës e ndoshta edhe Francës.

Ndaj kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha dje në Bruksel se po qe fjala për grante, pra për dhurata, paratë duhet të sigurohen nga programe të tjera evropiane.



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Gazeta gjermane (1910)/ Isa Boletini, shefi i revoltës shqiptare

Gazeta gjermane (1910)/ Isa Boletini, shefi i revoltës shqiptare

Video/Këngëtarët shqiptarë serenatë tek Infektivi, mjekët në ballkone

Video/Këngëtarët shqiptarë serenatë tek Infektivi, mjekët në ballkone

OBSH prezanton nismën e re globale kundër COVID-19, SHBA nuk merr pjesë

OBSH prezanton nismën e re globale kundër COVID-19, SHBA nuk merr pjesë
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com