Shqiptarët që mbetën për disa ditë në zonën neutrale në doganën e Kapshticës, kanë përfunduar karantinën e tyre 14-ditore në një hotel në Korçë.
Ata ishin kryesisht emigrantëve shqiptarë që punonin punë sezonale në Greqi por autoritet refuzuan të lejonin kalimin e tyre në tokën shqiptare pasi kufijtë ishin mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Por pas katër ditëve në qiell të hapur ata u karantinuan në një hotel. Pagesat për qëndrimin dhe ushqimin e tyre në hotel i pagoi Këshilli Koordinues i Diasporës./Opinion.al