Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtyhet afati i deklarimit të të ardhurave mbi 2 milionë lekë

2020/04/21 at 8:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtyhet afati i deklarimit të të ardhurave mbi 2 milionë lekë

Fundi i prillit është afati i fundit zyrtar për të gjithë individët, të cilët bëjnë deklarimin online të të ardhurave të tyre personale, kur ato i kalojnë 2 milionë lekë (DIVA-Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave). Por, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Ministria e Financave ka bërë të ditur për “Monitor Ekonomi” se këtë vit do të ketë shtyrje të afatit të deklarimit përtej muajit prill.


Alketa Çabej nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve tha se “ndërkohë që jemi në një situatë të tillë, Ministria e Financave si hartuese dhe politikë bërëse e akteve normative dhe atyre ligjore është duke marrë hapa për marrjen parasysh edhe të afatit të deklarimit të DIVA-s për të ardhurat e vitit 2019. Akoma nuk është përcaktuar afati se kur do të jetë dorëzimi i DIVA-s, si edhe pagesa, në rast se individët do të kenë pagesa për të kryer. Një afat akoma nuk ka, por ajo që dihet është se afati dorëzimit dhe pagesa do të kenë datë tjetër.”

Të punësuarit që janë në dy, ose më shumë vende pune dhe kanë të ardhura nën 2 milion lekë në vit, do të plotësojnë DIVA-n në prill të vitit 2021, për të ardhurat 12 mujore të 2020.

“Vetë nga gjendja që është, edhe paketa fiskale që hyri në zbatim në janar të 2020, me udhëzimin që është miratuar në 5 prill dhe është botuar në fletore zyrtare është vendosur që të gjithë të dypunësuarit me të ardhura nën 2 milion lekë në vit, do të bëjnë deklaratën e të ardhurave të tyre për të ardhurat gjatë vitit 2020 dhe këtë do t’a deklarojnë në prill të vitit 2021. Kjo vetëm për të dypunësuarit me të ardhura nën 2 milion, pjesa tjetër do të bëjë deklarimet për 2019 me datën e re që do të përcaktohet nga Ministria e Financave”, tha Çabej.

Plotësimi i deklaratës është detyrim për të gjithë personat që kanë të ardhura mbi 2 milion lekë, por edhe për ata të punësuar, që janë në dy, apo më shumë vende pune, që të ardhurat i kanë, mbi 2 milion lekë në vit për deklarimin e këtij viti dhe të gjithë të dy apo më shumë punësuarve nga viti tjetër, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Për kategoritë e tjera, mbetet në dëshirën personale plotësimi ose jo i DIVA-s për të përfituar nga disa lehtësi që ajo ofron.

Artan Xhiani, ekspert kontabël pohon se “Skema e zbritjes së shpenzimeve parashikon disa shpenzime, të cilat tatim paguesit individë mund t’i zbresin nga të ardhurat e tyre vjetore. Janë dy lloj shpenzimesh që kualifikohen: Huatë që janë marrë për edukimin e individit që është aplikues ose e të afërmve familjarë direkt. Kategoria e dytë, janë shpenzimet mjeksore që janë paguar për vetë aplikantin ose të afërm të tij, shpenzime që nuk mbulohen nga skema e sigurimit shëndetësor”.

Me ndryshimet ligjore të drejtorisë tatimore dhe ministrisë së financave, në skemën e detyrueshme këtë vit, janë përfshirë 24 mijë të dypunësuar. Këta individë duhet të ruajnë çdo muaj një pjesë të pagës së këtij viti, në mënyrë që të mos rëndohen, kur do t’ju duhet ta paguajnë njeherësh tatimin shtesë, në fillim të vitit të ardhshëm.

Për t’a konkretizuar, në rast se një individ që ka dy paga mujore nga 50 mijë lekë, aktualisht paguan në vit si tatim mbi të ardhurat 62,400 lekë në total pasi llogaritet vetëm 13% e shumës mbi 30 mijë lekë.

Në 30 prill të vitit të ardhshëm, kur të bëhet deklarimi i të ardhurave dhe rillogaritja, ai do të duhet të paguajë shtesë në total edhe 46,800 lekë, pasi tatimi do të llogaritet mbi një pagë të vetme prej 100 mijë lekësh./ Monitor



Ju sugjerojmë

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

29 Qershor, 2026 2:16 pm
Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
Bota

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

29 Qershor, 2026 2:11 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Para
Trump paralajmëron urdhër ekzekutiv për pezullimin e emigrimit

Trump paralajmëron urdhër ekzekutiv për pezullimin e emigrimit

Merkel: Kina duhet të bëjë transparencë për koronavirusin

Merkel: Kina duhet të bëjë transparencë për koronavirusin

Ndarja nga jeta e aktorit Rikard Ljarja, Meta dhe Ruçi mesazh ngushëllimi

Ndarja nga jeta e aktorit Rikard Ljarja, Meta dhe Ruçi mesazh ngushëllimi
















TE FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
29 Qershor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe...

Lexo më shumë

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
29 Qershor, 2026

Brenda verës, qeveria do ta hedhë për konsultim publik ligjin e ri për investimet strategjike, i përshtatur me rregullat dhe...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani do të zhvillojnë një raund të ri negociatash nesër në Doha, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi...

Lexo më shumë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
29 Qershor, 2026

Policia ka vijuar të procedojë penalisht qytetarët që ishin pjesë e protestës kundër  qeverisë “Rama”. Në një njoftim zyrtar, Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}