Dy persona mbetën të plagosur ditën e sotme në Tiranë pranë zonës së “Xhamlliku”, ku një person kërcënoi me armë punonjësin e policisë dhe nuk iu bind që t’i tregonte lejen e daljes nga banesa.
Ndërkohë, është zbardhur identiteti i tij. Mësohet se bëhet fjalë për Orges Bilbili nga Lushnja, i cili ishte në kërkim për vrasje.
Orges Bilbili është i akuzuar si autorë të masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda.
Bilbili bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.
Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.
Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali./ Opinion.al