Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu tha në emisionin “Opinion” se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi dhe të tjera pritet të vijnë.
“Mund t’ju them me plot përgjegjësi që Shqipëria i ka marr masat në vazhdimësi dhe i ka testimet për të kryer testimet e nevojshme për peerosnat suspect dhe kontaktet e tyre të aëfrta. Kemi 2 mijë kite gati 4 mijë pritet të vijnë, është bërë porosia për 10 mijë, 20 mijë nga OBSH” tha Manastirliu.
Sa i përket liberalizimit të testeve dhe aplikimin e testeve të lira, ministrja tha se ato nuk janë të validuara nga OBSH dhe në momentin kur do të validohen do të përdoren.
“Nuk janë të validuara nga OBSh, dalin 50% me 50 fals pozitiv apo negative dhe nuk e drejtojnë drejt konsumtaron. Ato nuk janë të regjistruara as në agjencinë e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Nëse do të ketë test të validuar do të vendoset në të gjithë sistemin tonë”, tha ministrja.
Ajo shtoi gjithashtu se numri aktual i testimeve në Shqipëri bazuar në shifra është optimal.
“Do të isha shumë e shqetësuar nëse përqindja e rasteve pzoitive versus testimeve do të ishte 70%, 80% , ndërkohë që përqindja e rasteve tona në raport me testimet nuk e kalon 15.5% përqind. Që do të thotë është një strategji shumë e orieuntuar drejt ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit. Më shumë se 130 punonjës të shëndetësisë janë në terren për të ndjekur dhe hulumtuar. Fakti që ne kemi zbuluar vatra, kemi ndërprerë zinxhirin.”. /Opinion.al