Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 361 numri i personave të prekur, pasi sot janë konfirmuar edhe 28 raste të reja. Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë.
Krahasuar me ditën e djeshme, ku ishin 29, sot është regjistruar një i infektuar më pak. Një lajm i mirë përsa i përket të shëruarve, pasi numri është rritur me 5 në 24 orët e fundit duke e çuar në 104 në total.
Aktualisht në dy spitalet COVID ndodhen 71 pacientë, prej të cilëve 64 te infektivi nga të cilët 5 në terapi intensive dhe një i intubuar, ndërsa të tjerët e Sanatoriumi. Në vendin tonë kanë humbur jetë 20 persona nga koronavirusi, ndërsa ditën e djeshme nërruan jetë 3 persona, dy në Tiranë dhe një në Shkodër.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 174 raste
– Durrës 36 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 38 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste/ Opinion.al