Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e zuri Evropën somnambul kriza e koronavirusit?

2020/04/02 at 3:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si e zuri Evropën somnambul kriza e koronavirusit?

*Raport nga agjencia Reuters


Pothuajse një muaj para se Evropa të përfshihej në “luftën” për maska, ventilatorë dhe në pajisje testimi për të luftuar koronavirusin, qeveritë e vendeve anëtare i thanë Brukselit se sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor ishin në gjendje gatishmërie dhe nuk kishte nevojë për porositjen e më shumë pajisjeve në stoqet e tyre, thuhet në disa dokumente të Bashkimit Evropian.

Por, ky kalkulim optimist ishte në kundërshtim të plotë me situatën e mungesës së pajisjeve mjekësore dhe maskave që ndodhi vetëm disa javë më vonë, kur Komisioni Evropian vlerësoi që nevojat në të gjitha shtetet e BE-së ishin dhjetë herë më të larta sesa ato që janë zakonisht në dispozicion.

Disa dokumente të brendshme dhe disa tjera publike të cilat i ka parë agjencia Reuters, tregojnë se qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mund të kenë përkeqësuar situatën e tyre duke mbivlerësuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur krizës.

“Gjërat janë nën kontroll”, tha një zyrtar i Komisionit Evropian në një takim me dyer të mbyllura me diplomatët e vendeve anëtare më 5 shkurt. Kjo ndodhi dy javë pasi Kina izoloi rreth 60 milionë njerëz në provincën Hubei, shifër kjo e përafërt me numrin e popullsisë së Italisë.

“Te vendet anëtare ekziston një nivel i fuqishëm i gatishmërisë dhe shumica tashmë i kanë ndërmarrë masat për të zbuluar dhe trajtuar COVID-19”, tha zyrtari, duke transmetuar deklaratat nga të dërguarit e vendeve anëtare në takim.

Kjo deklaratë u bë vetëm dy javë para se të shënohen viktimat e para të koronavirusit në Itali. Deri më tani në këtë vend anëtarë të BE-së janë shënuar 12,428 viktima nga COVID-19, pothuajse katër herë më shumë nga numri i vdekjeve në Kinë, ku sëmundja u shfaq për herë të parë.

Agjencia Reuters e ka pyetur një zëdhënës të Komisionit Evropian, nëse këto dokumente dëshmojnë se përgjigja evropiane ndaj krizës kishte qenë shumë e ngadaltë.

Mirëpo ai tha se “që nga muaji janar, Komisioni ofroi mundësinë e mbështetjes për shtetet anëtare”.

Qeveritë e vendeve anëtare filluan ta kuptojnë rëndësinë e situatës në muajin mars, dhe në vend që të përqendrohen në veprime të përbashkëta, shumë prej tyre u koncentruan në vendosjen e masave proteksioniste, duke ngritur barriera tregtare për të penguar eksportin e pajisjeve mjekësore për fqinjët e tyre.

Italia ende posedon vetëm një pjesë të 90 milionë maskave të fytyrës, të cilat iu duhen në baza mujore punëtorëve të saj mjekësorë. Javën e kaluar, Franca porositi mbi 1 miliard maska dhe prodhuesit po përshtatin linjat e prodhimit për të bërë ventilatorë.

“Kapacitetet ekzistojnë”

Analiza me tone optimiste e paraqitur nga zyrtari i Komisionit Evropian më 5 shkurt, buronte nga një seri takimesh me ekspertë shëndetësorë nga vendet anëtare të BE-së.

Në një takim të 31 janarit, përfaqësuesit e ministrive të Shëndetësisë nga vendet anëtare i thanë organit ekzekutiv të BE-së se vendet e tyre nuk kishin nevojë për ndihmë në blerjen e pajisjeve mjekësore.

Në dokument thuhej se “ende asnjë vend nuk ka kërkuar ndihmë për të marrë kundërmasa shtesë ndaj krizës së koronavirusit”.

Mirëpo në dokument potencohej se vetëm katër shtete anëtare të BE-së paralajmëruan gjatë takimit se mund të kenë nevojë për pajisje shtesë nëse situata përkeqësohet në Evropë.

Se cilat janë këto vende, nuk u bë e ditur.

Më 28 shkurt, një muaj pas ofertës së parë për ndihmë drejtuar vendeve anëtare dhe pasi gjatë dy takimeve të ardhshme vendet u urdhëruan të sqarojnë nevojat e tyre, Komisioni Evropian filloi një program të përbashkët të prokurimit për maska të fytyrës dhe mjeteve të tjera mbrojtëse.

Por, tenderi që u hap në emër të 25 shteteve anëtare të BE-së, fillimisht nuk kishte oferta, thuhet në një dokument të brendshëm të parë nga agjencia Reuters.

Vendet anëtare të BE-së tani po vlerësojnë ofertat e bëra pas një tenderi të dytë, por ende nuk janë nënshkruar kontrata dhe Komisioni Evropian vlerëson se dërgesat e para janë akoma disa javë larg.

Sipas dokumenteve që citon agjencia Reuters, qeveritë e vendeve anëtare të BE-së e kishin siguruar Brukselin se punëtorët e tyre mjekësorë ishin informuar mirë se si të trajtojnë pacientët me COVID-19, megjithëse Italia që nga 24 shkurti, kërkonte nga personeli mjekësor që vetëm të mbante maska kur trajton rastet e dyshuara me COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare, gati 10,000 punonjës shëndetësorë italianë janë infektuar me koronavirusin e ri, ose më shumë se 9 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve në Itali.

Në një takim të BE-së më 4 shkurt, ekspertët e shëndetit të vendeve anëtare thanë: “Kapacitetet diagnostikuese ekzistojnë dhe disa vende kanë filluar testimet”.

Shtetet anëtare të BE-së tani po përballen me një mungesë të madhe të testeve. Ato shpallen një skemë të përbashkët për blerjen e tyre më 18 mars.

Sipas procesverbalit të takimit, nevoja për të siguruar bashkërisht ventilatorët, u ngrit për herë të parë në një takim të ekspertëve të shëndetit të BE-së më 13 mars.

Këto pajisje janë shumë të rëndësishme për pacientët me probleme të rënda të frymëmarrjes.

Në mesin e muajit shkurt, Agjencia për Kontrollin e sëmundjeve, vlerësoi se rreziqet që sistemet e kujdesit shëndetësor të vendeve anëtare mund të tejkalojnë kapacitetin e tyre janë në nivel “të ulët deri në të mesëm”.

Por, një muaj më vonë Agjencia e përditësoi vlerësimin e saj, duke thënë se asnjë vend nuk do të kishte shtretër të mjaftueshëm të kujdesit intensiv deri në mes të muajit prill. /REL



Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Koronavirusi/ Rekord i zi në Britani, mbi 500 persona vdesin për 1 ditë

Koronavirusi/ 569 viktima në një ditë në Britani, Xhonson mbetet në izolim

Covid-19/Spanja e Turqia kthejnë testet që blenë në Kinë:Nuk janë të saktë

30 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Lufta kundër koronavirusit/ Ky vend ndan rolet mes burrave dhe grave

Lufta kundër koronavirusit/ Ky vend ndan rolet mes burrave dhe grave
















TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com