Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmi mori mbështetje të gjerë në mediat italiane dhe më gjerë ku sic u tha edhe nga përfaqëesues të qëverisë dhe politikës së Italisë, megjithëse 30 mjekë janë pak, roli më i akti solidariteti ishte injektimi i entuziazmit dhe ngritja e moralit.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet sot në një video-konferencë me gazetarët lidhur me këtë vendim të qeverisë.
Ai falenderoi në mënyrë të vecantë mjekët që pranuan të ndihmojnë Italinë.
“Patjetër që dua ti falenderoj të gjithë ata mjekë të kanë pranuar të mbshtesin Italinë. I uroj punë të mbarë dhe të kthehen shëndosh e mirë. Dua të falenderoj gjithashtu qindra mjekë që punojnë jashtë Shqipërisë dhe dua të kërkoj ndihmë për mjekët që punojnë këtu në mënyrë tepë profesionale. Sot kanë ardhur pajisjet e para mbrojtëse nga Turqia por është vonë”, tha Basha. /Opinion.al