Kryeministri italian Giusepe Conte ka paralajmëruar rrezikun që vjen nga lëvizjet nacionaliste si pasojë e krizës dhe situatës së krijuar nga koronavirusi. Në një intervistë për gazetën madrilene El Pais, Conte ka thënë se këto forca do të përpiqen të shfrytëzojnë gjendjen e BE për tu forcuar.
“Instiktet nacionaliste, në Itali, por edhe në vende të tjera, do të jenë shumë të forta nëse BE nuk është “lartësine e duhur”, tha ai, duke shtuar se “qeveria italiane po punon për një Evropë më sociale” dhe paralajmëroni se “numri i njerëzve të papunë që do të jene pas këtij cunami do të jetë shumë i lartë. Ne duhet të jemi në gjendje të veprojme para se te ndodhe kjo”.
Sipas tij, rreziku që urgjenca e koronavirusit do t’i japë jetë anti-evropianizmit në vende si në Itali, është e dukshme.
Conte ka porpozuar një Plan Evropian të Rimëkëmbjes e Riinvestimit si një instrumet për të përballuar pasojat ekonomike dhe ata që kundërshtojnë kërkesat e Italisë i ka quajtur se “arsyetojnë me një mentalitet të vjetër, me një pamje të pamjaftueshme të kësaj krize, e cila është simetrike dhe e jashtëzakonshme”.
“Problemi nuk është kur dalim nga recesioni, por te dalim sa më shpejt që të jetë e mundur. Koha është një faktor kryesor…Italia nuk kërkon të ndajë të gjithë borxhin e saj publik të akumuluar deri më tani. Askush nuk kërkon nga BE që të marrë borxhin sovran por vetëm të jetë në gjendje të bëjë një goditje për të dalë nga ky tsunam”, thotë Conte.
Sa i përket gjendjes së pandemisë në Itali, ai është shprehur se sipas ekspertëve numri i të infekuarve është afër pikut. Ndërsa masat kufizuese do të fillojnë të ngadalësohen “kur Komiteti Shkencor te thotë se kurba ka filluar të bjerë”. /Opinion.al