Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ka deklaruar se 50 milionë euro që janë dhënë nga BE për koronavirusin nuk janë kredi, por grante që i jepen Shqipërisë.
Soreca theksoi se 50 milionë eurot e dhëna për koronavirusin nuk do të ndikojë paratë e tjera që u mblodhen për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ambasadori theksoi se po monitorn nga afër se si do të shpenzohen paratë e rindërtimit.
“Nuk do të ndikojë për faktin që vetë vendet e BE-së po kalojnë të njëjtën situatë. Të gjitha miliona eurot që janë premtuar në formë granti do të jepen ashtu siç janë premtuar.
50 milionëshi është tjetër dhe ato që u premtuan në konferencë janë tjetër. Ne jemi pjesë e Komisionit Shetëror për Rindërtimin, por kemi qasje të plotë në dokumentacione, që tregojnë si do zbatohen këto fonde dhe do ta ndjekim këtë çështje edhe në muajt në vijim”, u shpreh Soreca.
Më tej ambasadori i BE-së tregoi edhe se si e bën punën tashmë pas shpërthimit të koronavirusit. Soreca thekson se ai punon nga zyra bahshkë me një pjesë të stafit më thelbësor, ndërsa pjesa tjetër e stafit punon nga shtëpia.
“Personeli nuk vjen në zyrë. Kemi vetëm personelin më thelbësor, të tjerët punojnë nga shtëpia. Ne po jetojmë në këtë kohë krize si të gjithë shqiptarët e tjerë duke marrë parasysh të gjitha përgjegjësitë që kemi”, deklaroi Soreca./ Opinion.al