Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapja e negociatave, shoqërohet me disa kushte të e reja për Shqipërinë

2020/03/24 at 9:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapja e negociatave, shoqërohet me disa kushte të e reja për Shqipërinë

Këshilli i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian i dha sot dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat e anëtarësimit në BE.


Lajmi u përshëndet nga të gjithë krerët e institucioneve të BE-së, diplomatë të vendeve anëtare si dhe politikanë vendas. Komisioni Europian kishte rekomanduar celjen e negociatave pa kushte që në vitin 2018 por procesi kishte ngecur për shkak të zhvillimeve të brendshme të cilat u  gjykuan nga liderët e vendeve anëtare si arsye thelbësore për shtyrjen e tyre. Në tetor Presidenti francez, Emanuel Makron u bë përfaqësuesi i vendeve të cilat ishin kundër celjes së negociatave, kryesisht me Shqipërinë sic pohoi dhe vetë ai. Por Makron e justifikoi vendimin e tij me kërkesën për të reformuar procesin e zgjerimit. Pas rishikimit dhe adaptimit të një qasjeje të re, të dyja vendeve do tu rishikohej perspektiva për celjen e negociatave.

Maqedonia e Veriut në këtë proces e ka rrugën më të lehtë se Shqipëria pasi kësaj të fundit i janë vendosur disa kërkesa të cilat kushtëzojnë konferencën e parë ndërqeveritare e cila de facto shënon nisjen e negoicatave. Së pari ishin 9 kushtet e famshme të Budestagut të cilat u vendosën në tetor por draft-propozimi i miratuar nga Këshilli i ministrave të Jashtëm sot përmban kushte të reja.

“Para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR, duke siguruar financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore, duke përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe të përmbyllë krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria gjithashtu duhet të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe përmes bashkëpunimit me Shtetet anëtare të BE-së dhe përmes planit të veprimit për të adresuar rekomandimet e Task Force të Veprimit Financiar (FATF). Trajtimi i aplikimeve të pabazuara për azil dhe sigurimi i riatdhesimeve dhe ndryshimi i ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten prioritete të rëndësishme. Komisioni do të sigurojë një raport mbi këto çështje, përfshirë progresin në lidhje me rekordin, kur prezanton kornizën e bisedimeve“, thuhet ndër të tjera në draftin e konkluzioneve, që do t’u paraqitet të enjten kryetarëve të qeverive dhe të shteteve të BE-së, një kopje të të cilit e ka DW.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha sot në konferencën online për mediat, pas marrjes së vendimit për celjen në parim të negociatave, se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të trajtohen sipas meritës në këtë proces. Pra shtetet që do të plotësojnë të parat kushtet do të nisin me procesin e negociatave. Për Maqedoninë e Veriut, Këshilli nuk ka vendosur parakushte dhe pritet që ajo të nisë procesin në konferencën e parë ndërqeveritare.

Fillimi i bisedimeve të pranimit është fillimi i një procesi disavjeçar, kishte thene me pare ministri  gjerman i Evropes Michael Roth.  Vetëm nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zbatojnë axhendën ambicioze të reformave, ato mund të bëhen përfundimisht anëtare te Bashkimit Evropian. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Opinion/ Shpërthimi i Ilir Metës!

Ndiqni live emisionin Opinion

Skënder Brataj pas infektimit: Dhimbje në çdo pjesë të trupit

Qeveria publikon masat e reja, cilat janë ambientet që do të mbyllen

Koronavirusi/ Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}