Kampioni serb i notit, Milorad Caviç, u përjashtua nga pjesa e mbetur e garës në Kampionatin Evropian të notit pasi veshi një bluzë me parrullë kundër Kosovës në ceremoninë e marrjes së medaljes.
Teksa merrte medaljen e artë për një disiplinë të notit, Caviç veshi një bluzë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Paneli i disiplinës në Kampionatit Europian të notit vendosi se veprimet e tij përbëjnë “një veprim të qartë politik” dhe shkelje të rregullave të kampionatit.
Po ashtu, Federata serbe e notit u gjobit me 10.800 dollarë.
Sakaq, ish-presidenti serb , Boris Tadiç dhe Ministri serb i Sportit, Snezana Samardzic-Markoviç e konsideruan pezullimin e notarit një vendim ‘skandaloz’./Opinion.al