Autoritetet spanjolle kanë publikuar shifrat e reja të personave të prekur dhe atyre të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së fundit.
Numri i viktimave në Spanjë prej koronavirusit po rritet me shpejtësi.
Kështu mësohet se në 24 orët e fundit në shtetin iberik janë konfirmuar 233 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 1326. Po ashtu janë konfirmuar 1,300 raste të reja, të prekur me koronavirus.
Shteti i dytë më i goditur nga pandemia në Evropë numëron deri më tani, mbi 24 mijë të prekur si dhe 1326 viktima./Opinion.al