Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia: Ku duhet të paraqiten bizneset për akreditimin e mjeteve

2020/03/16 at 6:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia: Ku duhet të paraqiten bizneset për akreditimin e mjeteve

“Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.”


 Ky është sqarimi i Policisë Shtetit për qytetarët të cilët ende janë të paqartë me masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit shprehet se ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, duhet të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it [email protected] dhe dy numrave të dedikuar.

Orari i lëvizjes do të jetë nga ora 06:00 deri 08:00 dhe në pasdite, 16:00 deri në 17:00, nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për  personelin, apo punonjësit e ndërmarrjeve  prodhuese.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve drejt numrave të dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224, si dhe nga email-et shumta të ardhura në adresën e dedikuar: [email protected], për akreditim apo informacione të ndryshme në lidhje me masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, sqarojmë gjithë qytetarët se:

Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën [email protected] dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it [email protected] dhe dy numrave të dedikuar.

Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për  personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve  prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.

Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë.

Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall.

Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Para
Koronavirusi në Itali, 349 persona humbën jetën brenda 24 orëve

Koronavirusi në Itali, 349 persona humbën jetën brenda 24 orëve

Koronavirusi/ OBSH-ja  thirrje shteteve: Bëni sa më shumë teste

Koronavirusi/ OBSH-ja thirrje shteteve: Bëni sa më shumë teste

Koronavirusi/ Rama: Kush nuk zbaton masat, do ta paguajë shtrenjtë

Koronavirusi/ Rama: Kush nuk zbaton masat, do ta paguajë shtrenjtë
















TE FUNDIT

Ilir Meta mbetet në burg

Ilir Meta mbetet në burg
19 Shtator, 2025

Ish-Presidenti Ilir Meta do të mbetet në qeli. Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë...

Lexo më shumë

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
19 Shtator, 2025

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të...

Lexo më shumë

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
19 Shtator, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur se vendosjen e tritolit pranë banesës së tij e shikon si një...

Lexo më shumë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
19 Shtator, 2025

Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Ish-gjyqtarja Fetahu prej nëntorit të vitit të shkuar qëndronte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com