Ditën e sotme është ndaluar qarkullimi i mjeteve private si dhe hyrje-daljet e mjeteve të paautorizuara në qytetin e Beratit.
Në kuadër të urdhri të Qeverisë, në qytet do të lëvizin vetëm ambulancat, policia dhe mjetet e akredituara dhe të autorizuara nga Policia e Shtetit.
Por, ky urdhër nuk është respektuar nga të gjithë në këtë qytet. Policia ka konstatuar persona të cilët nuk i janë bindur vendimit, duke dalë në qarkullim me mjetet e tyre.
Bëhet me dije se Policia e Beratit ka vendosur sot 64 gjoba, ndërkohë që janë bllokuar edhe dhjetëra automjete.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat bën me dije se në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia do të ashpërsojë penalitetet në rrugët e qytetit për të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë ligjin./ Opinion.al