Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku deklaroi se nuk kishte mjete të posaçme,Manastirliu i publikon foton

2020/03/11 at 7:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mjeku deklaroi se nuk kishte mjete të posaçme,Manastirliu i publikon foton

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi sot videon e mjekut të urgjencës paraspitalore të QSUT, Ilir Allkja, i cili deklaroi më herët se është futur në vetëkarantinim. Mjeku shprehet në video se mbrëmjen e kaluar kishte vizituar dy pacientë të dyshuar me koronavirus pa mjetet e posaçme.


Allkja tha se ka konstatuar se njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore po i dërgon në raste të cilat i paraqesin për sëmundje të tjera, por pacientët janë ankuar për temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje, të cilat dyshohen për koronavirus.

Pas kësaj deklarate ka reguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se Basha abuzoi me publikun duke publikuar videon e mjekut. Po ashtu, ministrja ka publikuar edhe një foto të Allkjas i cili shihet i veshur me mjetet e posaçme për mjekët që trajtojnë rastet me koronavirus.

“Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale. Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t’i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si “1.2 milion maskat helmuese” që dje! #Turp dje #Turp sot”,-shprehet Manastirliu.

Por, pas deklaratës së ministres, ka reaguar përsëri mjeku Allkja, i cili i bën thirrje manastirliut që të mos merret me politikë, por të dëgjoj apelin e tij.

Reagimi

Kur e ke mendjen të bësh politikë dhe jo të dëgjosh zërin dhe apelin e sinqertë të një profesionisti në izolim për shkak të detyrës, si dhe thirrjet e arsyeshme për të marrë masat e nevojshme, sdi cfarë flet dhe nuk ke turp as të gënjesh publikisht apo të deformosh qëndrimet e profesionistëve për politikë!

Znj. Ministre!

Dëgjoje edhe njëherë shqetësimin dhe apelin tim, dhe të lutëm thirr një specialist që të ta shpjegojë atë që kam thënë.

Në asnjë rast nuk kam thënë që Shërbimi i Urgjencës nuk ka veshje special, por kam thënë që ato veshje përdoren vetëm për raste që paraprakisht raportohen nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës si të dyshuara me coronavirues.

Rasti për të cilin jam detyruar të vetëizolohem, më është raportuar nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës pa shenja të ngjashme me atë të coronavrusit, prandaj dhe nuk jemi pajisur me veshjen special për të kryer vizitën në atë rast! Pas kontrollit, personi ka patur shenja të ngjashme me ato të coronaviruesit dhe në këtë moment është person i dyshuar si i infektuar me coronavirus.

Për këtë arsye, apeli im ka qenë i thjeshtë dhe i qartë:
1- Zyra e Koordinimit të Urgjencës të marrë informacione më të detajuara dhe të sakta nga pacientët.
2- Nisur nga situata, për çdo vizitë, pavarësisht nga simptomat që raporton pacienti apo problem shëndetësor që ai dyshon që ka, stafi mjekësor duhet të shkojë në çdo rast i pajisur me veshje speciale. Për këtë arsye, kërkohet një numër më i madh veshjes speciale. Besoj e di, që Shërbimi i Urgjencës nuk pajisjet me veshje speciale për çdo vizitë që kryen, sepse sasia e tyre nuk është e mjaftueshme!

Znj. Ministre,
Lere politikën për një moment, por bëhu nënë, bashkëshorte dhe motër vetëm për pak momente. Edhe ne mjekët kemi fëmijë, bashkëshorte dhe morta, për pasojë duam të jemi të sigurt.

Apeli i një mjeku për siguri sot, është edhe apeli i një prindi, bashkëshorti dhe familjari!

Mirënjohje pa fund për punën e çdo kolegu, që me vetmohim është në shërbim të çdo qytetari. Jemi në mision dhe do ta kryejmë ato në çdo kohë dhe pavarësisht vështirësive.

Sot ska nevojë për gënjeshtra! Ska nevojë për luftë të pasinqertë politike! Ka nevojë për njerëzillëk dhe përgjegjshmëri.

Faleminderit kujtdo që sot pavarësisht nga statusi shoqëror, është në mbështetje të mjekëve dhe i jep jehonë apelit të tyre të sinqertë. Ju na mbështesni, dhe ne do jemi në gjendje të jemi në shërbimin e çdo shqiptari, që sot ka më shumë se kurrë nevojë për ne!/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë publikon masa të reja

3 raste të reja me koronavirus, shkon në 15 numri i të prekurve

Koronavirusi prek Shqipërinë, Rama: Nuk do të mbyllim kufijtë

Koronavirusi/ Rama: Pezullohet transporti urban për Tiranën dhe Durrësin

Biletat e anuluara, Aviacioni Civil: Këto janë dy mënyrat e kompensimit

Biletat e anuluara, Aviacioni Civil: Këto janë dy mënyrat e kompensimit
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}